Deputeti i PS: Arritja e Ramës në
100 ditë është ruajtja e tepsisë

Deputeti i PS: Arritja e Ramës në<br />100 ditë është ruajtja e tepsisë<br /><br>
Deputeti i PS, Pjerin Ndreu, i cili nuk ka qenë i pranishëm ditën e sotme në Asamblenë e PS, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të qeverisë pak orë pas mbledhjes së Asamblesë. Ndreu shkruan se “arritja më e madhe e këtyre 100 ditëve të qeverisjes është ruajtja e tepsisë”.

Pa përmendur emra konkretë, ai shprehet se ca qeveritar-uce kanë harruar se kush i ka sjellë dhe i mban në pushtet.

“Arritja me e madhe e 100 diteve te qeverisjes eshte ruajtja e tepsise! Ca qeveritar-uce kane harru se kush i ka sjelle e mban ne pushtet! Gezuar Baftjar!”, shkruan Ndreu në Facebook.

Pak më vonë deputeti socialist ka shkruar një tjetër status ku shpjegon se nuk është kundër qeverisë, po është për falangat e LSi të cilat vegjetojnë akoma në qeverisje.

Ndreu thekson në statusin e tij se kjo është një kambanë alarmi të cilën qeveria duhet ta dëgjojë që të përmirësohet.

“Meqenese, disa media e individe e kane te veshtire perkthimin shqip-shqip, ju sqaroj qe statusi i meparshem per tepsine, ka te beje me falangat e LSI, pa shkolle e pa asnje kualifikim qe vegjetojne ne detyre ne qeverisjen tone akoma sot e kesaj dite. Ndersa vjellin vrere e pengojne zhvillimin e ketij vendi. Nje kritike kjo ndaj qeverise , por qe nuk do te thote qe ne teresi qendrimi im eshte kunder e nuk mbeshtes qeverine Rama ! Perkundrazi, statusi eshte nje kembane alarmi qe vjen nga poshte e duhet te degjohet me mire per permiresimin e qeverisjes se vendit!”, shkruan ndreu në statusin e tij të dytë në facebook.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj