Deputeti i PS flet nga vendi,Çupi i
shkon te koka:Dil atje.Nasufi:Ik moj ti

Deputeti i PS flet nga vendi,Çupi i<br />shkon te koka:Dil atje.Nasufi:Ik moj ti<br>
Vijon të shoqërohet me përplasje të forta seanca plenare, e cila është ndërprerë disa herë për shkak të tensioneve të krijuara nga opozita. Teksa të gjithë deputetët e opozitës kishin rrethuar foltoren dhe nuk pranonin ta lironin, kryeparlamentari Ruçi i dha fjalën deputetit Fadil Nasufi nga vendi.

Ky i fundit filloi të flasë me akuza të forta ndaj opozitës, por kjo tensionoi dhe më shumë situatën. Deputetja e PD, Dhurata Çupi, i shkoi kolegut të saj socialist mbi kokë dhe i kërkoi të shkojë të flasë në foltore.

“Dil fol në foltore, jo këtu. Dil atje”, tha Çupi. Nga ana e tij, duke mos ndërprerë fjalën, Nafusi i kërkoi deputetes të largohej, ndërsa vijoi me akuza nda PD.

“Ik moj ti”, iu drejtua Nasufi.

“Ju jeni humbës, vazhdoni të bllokoni foltoret dhe seancat”, mbylli fjalën Nasufi, ndërsa deputetët e opozitës vijojnë të godasin tavolinat me duar dhe të qëndrojnë rreth foltores.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë