Deputeti i PS ironizon PD-në:
Mund të zhduket si dinozaurët

Deputeti i PS ironizon PD-në:<br />Mund të zhduket si dinozaurët
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, paralajmëron fshirjen e Partisë Demokratike nga harta elektorale pas 18 qershorit.

Duke iu referuar mospjesëmarrjes së partisë më të madhe tek e djathta në zgjedhjet parlamentare, Bushati thotë me ironi se PD rrezikon të zhduket njësoj si dinozaurët. 

Në një intervistë për "Vizion Plus", deputeti deputeti socialist tha se nuk është fundi i botës nëse PD zhduket nga skena politike, pasi sipas tij edhe kur vdiq Enveri e Hiterli përsëri ksihte jetë. 

“Unë nuk mendoj se do ishte fundi i botës po të zhduket PD nga skena politike, Edhe Partia Demokratike, ashtu si dinozaurët mund të zhduket. Partia Demokratike mirë që nuk futet në garë por deklaron se do prish dhe garën.

Edhe kur vdiq Hitleri kishte jetë edhe kur vdiq Enveri kishte jetë. Edhe po të zhduket PD nuk do të ndodhë ndonjë gjë e madhe
”- ka deklaruar Ervin Bushati, deputet i PS.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën vëzhgimin e komandës amerikane

Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën vëzhgimin e komandës amerikane