Deputeti i PS iu lutet Bashës e
Vasilit: Ju dëgjova, por ...!
Vendosja e TVSH për biznesin e vogël është kthyer në “mollë sherri” për politikën shqiptare, e cila prej ditësh përplaset me akuza dhe kundërakuza nga të gjitha palët. Pjesë e debatit është bërë ditën e sotme dhe deputeti socialist, njëherësh kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe. Braçe sqaronte Bashën për ndikimin e TVSH te biznesi i vogël, një reagim që u përdor dhe nga Rama si kundërpërgjigje ndaj kreut demokrat.
Vendosja e TVSH për biznesin e vogël është kthyer në “mollë sherri” për politikën shqiptare, e cila prej ditësh përplaset me akuza dhe kundërakuza nga të gjitha palët. Pjesë e debatit është bërë ditën e sotme dhe deputeti socialist, njëherësh kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe. Në një reagim të tijin, Braçe sqaronte
Bashën për ndikimin e TVSH te biznesi i vogël, një reagim që u përdor dhe nga Rama si kundërpërgjigje ndaj kreut demokrat.
Por, gjatë ditës së sotme pati sërish dalje nga Basha, por edhe nga
Petrit Vasili i LSI, të cilët akuzuan ashpër këtë nismë të qeverisë. Në lidhje me këtë, ka reaguar sërish deputeti Braçe, i cili shkruan në “Facebook” se që të dy, si Basha dhe Vasili, gënjejnë, teksa sqaron sërish këtë çështje.
Postimi i plotë i Braçes:
I degjova edhe nje here, te dy udheheqesit e opozites, edhe Lulezimin, edhe Petritin. Perseri per Tatimin mbi Vleren e Shtuar. Perseri me duhet te them qe, GENJEJNE! Petrit Vasili, vijon te thote se biznesi i vogel ka qene ne skemen e TVSH deri ne vitin 2015-te, kohe kur sipas tij e hoqi kete barre Edi Rama.
E kam shpieguar edhe nje jave me pare; biznesi i vogel ne kete vend, nuk ka patur kurre detyrimin te faturoje, mbledhe e derdhe ne buxhetin e shtetit TVSH! Prej vitit 1996, kohe kur u vendos TVSH, biznesi i vogel nuk ka qene ne skemen e TVSH. Domethene, nuk i eshte hequr gje-TVSH-ja domethene kurre, sepse nuk ka qene pjese e saj. Pra, per cdo qytetar perfshire edhe ata qe merren me biznes te vogel: Biznesi i vogel nuk ka faturuar kurre TVSH ne shitje. Ai eshte perjashtuar me pragje por, gjithnje pragjet jane ulur per te perfshire segmente te biznesit te vogel ne skemen e TVSH. Pra, nuk eshte hequr TVSH per ta-sepse nuk ka patur, por jane perfshire ne skemen e TVSH. Qellimi ka qene i njejti: Ulja e evazionit fiskal tek te medhenjte, por edhe tek te vegjlit qe nuk rriten kurre per shkak te evazionit.
Ajo qe i eshte hequr biznesit te vogel ne vitin 2015-te, nuk eshte TVSH-ja- edhe nje here, nuk ka qene ne skemen e TVSH; Ne 2015-ten, eshte hequr tatimi mbi xhiron, kthyer me pas ne taksa vendore mbi biznesin e vogel, e cila, u be dhe eshte zero.
Tani te lutem zoti Petrit, Taksa Vendore mbi Biznesin e Vogel eshte e ndryshme nga Tatimi mbi Vleren e Shtuar. Lulzim Basha, vijon te thote dy gjera te zakonshme-“futja ne skemen e TVSH e biznesit te vogel do e shkaterroje ate” dhe, “futja ne skemen e Tvsh e biznesit te vogel do rrise cmimet”. Kryetari i opozites duhet te dije se, jo gjithnje cmimet e mallrave i percaktojne tatimet apo taksat (cmimi i naftes, beteja e tij e pare eshte shembulli) dhe, duhet te kuptoje qe nese rriten cmimet do te thote qe biznesi po e bart TVSH tek qytetari konsumator; ne kete rast, biznesi nuk rrenohet automatikisht, do varet nga konsumi dhe konkurenca natyrisht.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3201
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Turqia mohon dërgimin e naftës në Izrael
11 Nëntor, 15:09
-
Kush po e ndot Gjanicën me naftë? Agjencia e Mjedisit monitoron shkarkimet e ‘Albpetrol’ dhe dy kompanive të tjera! Golemi: Shkak industria e vjetëruar
7 Nëntor, 13:28
-
U godit nga Houthi më 21 Gusht, cisterna greke me 150 mijë tonë naftë po rrezikon katastrofën më të madhe ekologjike! BE dhe SHBA në alarm
29 Gusht, 08:26
-
Çmimet e naftës ulen dhe me 5 lekë për litër
12 Gusht, 15:51
-
Zhvlerësimi i valutave dhe luhatja në tregjet ndërkombëtare, bie lehtë çmimi i naftës dhe benzinës! Nuk ndryshon gazi
6 Maj, 16:15
-
Çmimi i naftës më i ulti në 7 javë, shtohen rezervat amerikane
1 Maj, 19:11
-
Sulmi me raketa i Iranit ndaj Izraelit, rriti çmimin e naftës
15 Prill, 15:37
-
Ministria e Energjisë: Kompania Shell nuk është tërhequr nga kërkimet për naftë në Shpirag
15 Prill, 14:08
-
Skema kombëtare 2024, fermerët e Lushnjes dynden pranë drejtorisë rajonale, nisin të aplikojnë për të marrë naftën pa taksa
27 Mars, 17:16
-
Rusia tejkalon Arabinë Saudite për furnizim të Kinës me naftë
21 Janar, 17:49
-
VIDEO/ Rrëzohet një dron ukrainas, përfshihet nga flakët depoja e naftës ruse
19 Janar, 10:50
-
Mes shqetësimeve për sulmin e anijeve tregtare në Detin e Kuq, çmimi i naftës bie me 2%
28 Dhjetor 2023, 21:00