Deputeti i PS-Qatos:Kamerat i
fiksojnë autorët,pse s'i zbuloni?

Deputeti i PS-Qatos:Kamerat i<br />fiksojnë autorët,pse s'i zbuloni?<br>
Komisioni i Sigurisë po zhvillon sot një seancë dëgjimore me drejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike, Altin Qato. Kjo seancë ka në fokus masat e marra për zbatimin e ligjit “Për masat shtesë të Sigurisë Publike”, ndërsa pritej të raportonte drejtori i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi, por në vend të tij është shfaqur në komision Qato, i cili është dhe drejtor i komanduar i Policisë së Elbasanit.

Gjatë raportimit, Qato deklaroi se janë ngritur komisionet në drejtoritë vendore dhe janë hartuar planet e masat për rritjen e sigurisë. 

“Janë ngritur komisionet në drejtoritë vendore. Janë përgatitur 6 akte nënligjore. Drejtoritë vendore hartuan planin e masave. Numri i subjekteve ku do të vendosen masa shtesë të sigurisë pritet të jetë i madh”, tha Qato.

Ndërkohë, menjëherë pas kësaj ka ndërhyrë deputeti i PS, Paulin Stërkaj, i cili ka pyetur drejtorin e policisë se pse nuk identifikohen autorët, kur grabitjet filmohen nga kamerat e sigurisë.

“Disa kamera në biznese nuk kanë cilësi. Grabitjet fiksohen në kamera, por autorët nuk identifikohen. Ndaj synohet vendosja e kamerave me cilësi të lartë, dhe leximi optik i pamjeve”, u përgjigj Qato.

Nga ana tjetër, deputeti demokrat, Myslim Murrizi i ka tërhequr vërejtje kryetares së komisionit, Ermonela Felajt, duke i thënë që duhet të tregohen më seriozë, pasi deputetët prisnin drejtorin Jaupi dhe ka ardhur i autorizuari i tij, Qato.

Murrizi: Duhet të vinte Rebani Jaupaj, sot ka ardhur dikush tjetër i autorizuar prej tij, Qato. Ky që është vetë i komanduar nuk besoj se ka ndonjë tagër të madh. Ky zotëria vetë mos është sot për gradat dhe vetë Jaupaj mos ka shkuar të rikuperojë sot ato që ka me Tahirin. Pra, kryetare duhet të jeni më serioze para se të jepni njoftim. 

Murrizi: Ky kredibilitet i kësaj policie të vihet në vendin që i takon, policët duhet të rikuperohen. Qato nuk më dha përgjigje pse nuk janë kapur policët e shpallur në kërkim. A mund të na thoni pse iku Haki Çako? Vijnë si heronj dhe ikin ... ku di unë. Kemi kaluar qindra-miliona euro për këtë polici, që të ushtrojë detyrën në shërbim të qytetarëve.

Stërkaj: Ja ke bërë si coca-cola, reklamë 100 herë në ditë që të shkojnë njerëzit ta blejnë. Oficerët e policisë që po i përmend ti janë karriere, kanë qenë dhe me PD. Unë vetë jam kritik për aktivitetin e policisë, sepse ka mundësi për më shumë. S’ke pse kërkon drejtorin e përkohshëm të policisë, si Altini është dhe Rebania, këtë ta garantoj unë. Unë jam kritik vetë për kamerat, mendova se po flisja dhe ti për kamerat. Nuk dua të bëj replikë me ty se të kam mik dhe dua të të kem gjithë jetën, por nuk të lejoj të hedhësh baltë. Mirë nuk është ta përdorësh mikrofonin çdo sekondë, e dimë që janë policët në kërkim, edhe që është mbushur vendi me kanabis e di mirë. Këtu është si punë mode, hyn në modë hashash dhe hajt ta mbjellim, por s’ka fituar asnjë. Janë çu i madh e i vogël duke mbjellë drogë. Edhe unë jam akuzuar se kam mbjellë drogë, kam dalë e kam bërë replikën.

Murrizi: Ishte frymë e PS për të mbushur gjithë vendin me kanabis. Më thuaj një ministër të Brendshëm në 27 vite që përdor makinën e tij për trafik droge apo që t’i dilte emri në përgjimet e partnerëve? Më thuaj një drejtues të lartë policie, edhe në ’07 kur ishte kohë bandash, që është akuzuar apo shpallur në kërkim dhe ka ikur në arrati në ato vite? Unë nuk po flas për të nxirë punën e policisë, nuk kam faj që ata katër policë në Vlorë vazhdojnë të jenë në arrati.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët