Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka zbuluar një foto, ku një prej familjarëve më të afërt të ish-kryeministrit Sali Berisha përkrahte publikisht Enver Hoxhën.

Bëhet fjalë për xhaxhain e Berishës, i cili qëndron në krah të Hoxhës, ndërsa mban veshur një veshje tradicionale.

Pjerin Ndreu shkruan se ky imazh nuk është rastësor.

xhaxhai i berishes
(Me rreth, xhaxhai i ish-kryeministrit Sali Berisha)

Ku që shihni në foto me rreth në të majtë të fotos është Zeqir Halili, xhaxhai i Sali Berishës! Lidhja me Enver Hoxhën dhe Partinë e Punës nuk është rastësore, por gjenetike që i ka rrënjët te paraardhësit e Saliut tonë.

Ja një fakt tjetër i “antikomunistit” tonë famëmadh!”
, shkruan Ndreu në Facebook.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com