Deputeti iranian: Tirana të bëjë
kujdes me muxhahedinët
Një anëtar i bordit Kryesues të Parlamentit iranian, Baqer Hosseini Seyed (foto), paralajmëron Tiranën në lidhje me pasojat negative, që mund të vijnë nga prezenca e anëtarëve të organizatës Mojahedin-e-Khalq(MKO). Paralajmërimi vjen pak ditë, pasi në Shqipëri mbërritën 14 muxhahedinët e parë.
TEHERAN - Një anëtar i bordit Kryesues të Parlamentit iranian, Baqer Hosseini Seyed
(foto), paralajmëron Tiranën në lidhje me pasojat negative, që mund të vijnë nga prezenca e anëtarëve të organizatës Mojahedin-e-Khalq(MKO). Paralajmërimi vjen pak ditë, pasi në Shqipëri mbërritën 14 muxhahedinët e parë.
“Qeveria e Shqipërisë duhet të shmangë përsëritjen e të njëjtit gabim që edhe vendet e tjera kanë bërë duke mikëpritur anëtarët e MKO sepse këta njerëz janë të rrezikshme si për sigurinë kombëtare të atij vendi por dhe për të gjithë rajonin, ka paralajmëruar Hosseini, citon agjencia e lajmeve iraniane “Fars News”.
Duke folur për agjencinë e lajmeve të Asamblesë këshilluese islamike, në lidhje me këtë cështje Hosseini ngriti pyetjen: Si mundet që anëtarë të MKO-së të cilët nuk kanë pasur mëshirë për bashkëjetuesit e tyre, të bëjnë një bashkëjetesë të paqtë me qytetarë të huaj?
Organizata Mojahedin-e-Khalq është ndër themelueset kryesore të Këshillit Kombëtar të rezistencës iraniane, në opozitë me regjimin e presidentit Ahmedin Nexhat.
Janë gati tremijë anëtarë të saj që prej vitesh ndodhen të strehuar në Irak, ndërsa qeveria shqiptare është ofruar e gatshme për ti dhënë strehim 210 prej tyre.
Në gjysmën e dytë të viteve 90, Muxhahedinët e Popullit Iranian, sic njihen dhe ndryshe, u përfshin në listën e organizatave terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Per shumë vite me radhë, ajo është konsideruar si e tillë edhe nga Bashkimi europian. Në 2009, Brukseli vendosi t’i heqë nga lista e organizatave terroriste dhe në shtator të vitit 2012 këtë vendim e morën edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës .
Baqer Hosseini Seyed është dhe anëtar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin iranian.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67%
-
Të gabuar
22.5%
-
Nuk kam mendim
10.5%
Vota total: 1580
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës Ken Dhima
16 Janar, 17:44
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
-
Kandidatja për kryetare në Degën nr. 2 të PD akuzon për manipulim zgjedhjesh! Ina Marku: Kush i solli votuesit nga Kukësi në Tiranë...?!
16 Janar, 17:30
-
Lezhë/ Gripi e virozat, prindërit në radhë për të vizituar fëmijët! Spitali në rikonstruksion, dyndje te ish-materniteti
16 Janar, 17:28
-
'Ligjet speciale qepen me porosi për interesat e një pakice të privilegjuar', Tabaku: Thellojnë pabarazinë dhe korrupsionin
16 Janar, 17:25
-
Termometri politik, sondazhi i përmuajshëm ekskluzivisht në Frontline sot në 21:00 në Report Tv
16 Janar, 17:18
-
Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla
16 Janar, 17:16
-
Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)
16 Janar, 16:50
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Do rishikojmë edhe buxhetin! Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar, jo i epokës ish-Sovjetike
16 Janar, 16:48
-
Armëpushimi në Gaza, reagon Ministria e Jashtme: Hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit
16 Janar, 16:38
-
Lezhë/ Mjeti i tonazhit të rëndë dëmton linjat elektrike dhe internetin, rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve
16 Janar, 16:33
-
Ish Vila e Enver Hoxhës tani rezidencë për artistët shqiptar e të huaj, Rama: Do jetë shtëpi e 'degjenerimit modernist', ish-diktatori do ‘rrotullohet në varr’
16 Janar, 16:28