Deputeti japonez, Kensuke Miyazaki, i cili hapi një debat të madh ne vend mbi "lejen e lindjes" për baballarët, ka dorëzuar mandatin e tij pasi ka deklaruar se kishte një lidhje jashtëmartesore ndërsa gruaja e tij ishte shtatzënë. “Kërkoj sinqerisht falje për zhurmën që krijova”,  u shpreh  ai para gazetarëve.