Deputeti në kërkim i PDK-së
jep dorëheqjen, vetëdorëzohet

Deputeti në kërkim i PDK-së<br />jep dorëheqjen, vetëdorëzohet
Ish-deputeti i parlamentit të Kosovës Azem Syla është vetedorëzuar tek policia Kosovare ne kufirin mes Kosovës dhe Shqiperisë. Ai pritet të merret në pyetje nga prokuroria e Eulexit.

Njoftimin e japin burime mediatike që citojnë avokatin e tij. “Azem Syla është në dorën e policisë, ndodhet rrugës për në Prishtinë” tha avokati i tij Tomë Gashi

Emri i Azem Sylës është në krye të një liste me 51 përsona që janë shpallur në kërkim në një aksion të përbashkët mes EULEX-it dhe Policisë së Kosovës. Ata janë të dyshuar për përfshirjen në një proces të jashtëligjshëm duke shpronësuar tokë me rreth 30 milionë euro, të cilat figuronin në emër të disa shetasve serbë që jetonin në Kosovë.

Azem Syla njihet si një nga komandantët kryesorë të UÇK me pseudonimin “Daja”. Deri tani në operacionin e EULEX-it ku janë përfshirë 350 policë, janë arrestuar 6 nga 52 persona.

Redaksia online
(s./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten