Deputeti në arrest, PKD: Mandati
i Mark Frrokut është i paprekshëm

Deputeti në arrest, PKD: Mandati<br />i Mark Frrokut është i paprekshëm
Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë ka reaguar në mbrojtje të kryetarit të saj, Mark Frroku, duke kërkuar ruajtjen e mandatit të tij si të paprekshëm.

Partia Kristian-Demokrate e Shqipërisë po pret me durim verdiktin e drejtësisë për kryetarin e saj, z. Mark Frroku. Për aq kohë sa nuk ka një vendim të formës së prerë nga gjykatat shqiptare, mandatin e tij e konsiderojmë të paprekshëm. Këtë mandat PKD-së dhe z. Frroku nuk ia kanë dhuruar as Lulzim Basha dhe as z. Rama, por zgjedhësit e Qarkut të Shkodrës. Vota Kristian-Demokrate u dëshmua në shenjtërinë dhe legjimitetin e saj edhe në zgjedhjet vendore të 21 qershor 2015. PKD rriti me 35 përqind zgjedhësit e saj, duke marrë edhe këshilltarë, pavarësisht dhunës, presioneve dhe grabitjes së votës,” thuhet në njoftimin për shtyp të PKD-së.
 
Më tej kjo parti shton se me këto akuza bajate, PD kërkon t’i shmanget përgjegjësisë së saj për megavjedhjen e CEZ-it dhe skandalet e tjera dhe nuk lë
rast pa i bërë presione drejtësisë edhe për çështjen Frroku.  
 
“PKD i ka neveritur të gjithë qëndrimet që tentojnë ta shohin arrestimin politik të deputetit Frroku si pjesë të dekriminalizimit. Dekriminalizimi duhet të fillojë me ata që kanë ekzekutuar qytetarë të pafajshëm në mes të Tiranës;  Pastrimi i politikës duhet të nisë me ata i kanë shpëtuar drejtësisë me procedura. Politika duhet të largojë ata që kanë shitur interesat strategjike të shqiptarëve dhe po mbajnë peng zhvillimin e vendin në këto 25 vjet. Duam t’iu kujtojmë opozitës se pasuria e Mark Frrokut është ngritur mbi mundin dhe sakrificat e bëra përmes bizneseve të tij. Prova më e mirë janë deklarimet e bëra në vite te organet tatimore. PD e di më mirë se askush tjetër se cila është origjina e pasurisë së kryetarit të PKD-së”, vijon PKD.
 
Në fund PKD i fton partitë politike që të presin me qetësi vendimin e drejtësisë shqiptare për akuzat e ngritura ndaj kryetarit të saj, z. Mark Frroku.
 
Të gjithë shqiptarët po e shohin dita-ditës se këto akuza janë pjesë e konjukturave të pista, të motivuara politikisht nga segmente të caktuara,” thuhet në njoftimin për shtyp të PKD-së.



Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'