Deputeti opozitar në Kuvendin e Kosovës, Bekë Berisha ndryshe nga ç'jemi mësuar ta shikojmë me kostum dhe serioz, ka treguar një anë tjetër të tijën.

Bekë Berisha është shumë i apasionuar pas sporteve, ndërsa ka publikuar në rrjetin social Instagram një video ku shihet se si pa kurrëfarë vështirësie ngre në ajër gomat e makinave, të madhësive të ndryshme dhe i hedh përtokë.

Deputeti është i apasionuar sidomos pas sporteve ekstreme në ushtrimin e të cilave kërkohet forcë e madhe.