Tërmet Peçi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas thuajse tri orësh.

Edhe pse gazetarët ngulmuan të mësonin arsyen për të cilën ishte thirrur, ai refuzoi të përgjigjej drejtpërdrejt duke ua kthyer vetëm me batuta.

Ish-kryebashkiaku i Tepelenës nuk shoqërohej nga një avokat.

Kjo ishte hera e dytë që Peçi paraqitej në SPAK.