Deputeti Spartak Braho:
Unë nuk jam Damir Fazlliç

Deputeti Spartak Braho:<br />Unë nuk jam Damir Fazlliç
TIRANE- “Unë nuk jam Damir Fazlliç, njeriu të cilin Berisha e futi dhe e uli në krah të tij në mbledhjet e Komitetit Shtetëror të Sigurisë Kombëtare”.
Kështu është shprehur deputeti Spartak Braho, në një deklaratë për media.

Ai u ka sugjeruar drejtuesve të opozitës që të lexojnë Kushtetutën e Shqipërisë dhe statusin e deputetit, pasi kanë treguar se nuk kanë njohuri nga ligjet.
“Meqenëse janë shtuar qëllimisht kërkesat që dëshmojnë padijeninë e ligjeve, të cilat rregullojnë detyrat dhe funksionet e deputetit, të disa prej drejtuesve të Partisë Demokratike si edhe të ndonjë media që ka hyrë në rol zhurmuesi, ju sugjerojmë që të lexojnë Kushtetutën e Shqipërisë, formulën e betimit të deputetit dhe posaçërisht ligjin për statusin e deputetit”, tha z. Braho.
 
Ndër të tjera, Braho ka cituar edhe nenin tre të ligjit për statusin e deputetit që saktëson edhe kompetencat që i jep ligji për të kërkuar shpjegime nga organet shtetërore dhe ekonomike, në rastet kur vëren se nëpunësit shkelin ligjin.
 
“Në nenin 3 të ligjit shkruhet se deputeti kërkon shpjegime nga organet shtetërore e ekonomike dhe ndërhyn pranë tyre për zbatimin e përpiktë të dispozitave kushtetuese dhe të akteve ligjore e nënligjore. Kur vëren se nëpunës apo punonjës të ndryshëm nuk i kryejnë detyrat apo shkelin ligjet ose aktet nënligjore, deputeti kërkon nga organet kompetente marrjen e masave përkatëse ndaj personave fajtorë. Këto organe janë të detyruara që brenda 15 ditëve të shqyrtojnë kërkesën dhe të njoftojnë deputetin për masat që kanë marrë”, është shprehur deputeti duke iu referuar dispozitave kushtetuese.
 
Sakaq, z. Braho ka shtuar se çdo deputet në zbatim të ligjit është i obliguar të shkelë në çdo hallkë të pushtetit, veçanërisht kur vihet në dijeni të tentativave apo veprimtarisë kriminale. Ai ka theksuar se nuk është Damir Fazlliç, njeriu të cilin Berisha e futi dhe e uli në krah të tij në mbledhjet e Komitetit Shtetëror të Sigurisë Kombëtare.
 
“Lus që pas kësaj të mos mbeten më në mjerimin e padijenisë së ligjit e të kuptojnë se jo vetëm Spartak Braho, por çdo deputet në zbatim të ligjit dhe funksioneve të përgjegjshme që duhet të kryejë është i obliguar të shkelë në çdo hallkë të pushtetit, veçanërisht kur vihet në dijeni të tentativave apo veprimtarisë kriminale. Unë nuk jam serbo-boshnjaku Damir Fazlliç, të cilin Berisha e futi dhe e uli në krah të tij në mbledhjet e Komitetit Shtetëror të Sigurisë Kombëtare. Do ta shohim edhe këtë skandal”, ka përfunduar deputeti z. Spartak Braho.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)