Deputeti Tritan Shehu:Politika
jonë e jashtme 'kokë poshtë'

Deputeti Tritan Shehu:Politika<br />jonë e jashtme 'kokë poshtë'<br>
Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, e ka cilësuar politikën tonë të jashtme ‘kokë poshtë’, teksa është ndalur te vendimi i qeverisë për të ndërtuar varrezat e ushtarëve grekë të vrarë gjatë Luftës së Dytë.

Shehu deklaron se qeveria aplikoi një angazhim të qeverisë Berisha, pasi ky i fundit e bllokoi këtë angazhim racional e të nevojshëm për mbi katër vite radhazi. Sipas tij, vendimi i ri i rikthyer nga Rilindja është edhe më i gjerë në territor se ai i vetë qeverisë Berisha, duke shtuar se e dyta në radhë është çështja e marrëveshjes për kufirin detar me Greqinë.

Deklarata e plotë e deputetit të PD:
POLITIKA E JONE E JASHTEME "KOKE POSHTE"! Qeveria nxjerr vendimin per procedimin me ngritjen e "Varrezave te Ushtareve Greke te Vrare ne Luften e Dyte" ne territorin tone, duke aplikuar keshtu nje angazhim te qeverise se mepareshme Berisha. Mbasi e bllokoi kete angazhim racional e te nevojeshem per mbi kater vite radhazi, Rilindja u kthye aty ku ishim.

Ne fakt ky vendim i ri eshte edhe me i gjere ne territor se ai i vete qeverise Berisha. E DYTA NE RADHE ESHTE CESHTJA E MAREVESHJES PER KUFIRIN DETAR ME GREQINE. Mareveshjen e mepareshme, qe ishte nje mareveshje normale dhe brenda parimeve te te drejtes nderkombetare, Z.Rama spekullivisht e anatemoi si nje akt "tradhetie"!

E kam theksuar se dhe mareveshja e re nqs do te realizohet dhe duhet te realizohet, nuk do te ndryshoje ne thelb nga e para. Ne fakt, nga sa degjova prej Ministrit Grek te Jashtem, e dyta mund te jete dicka me ndryshe nga e para... por perseri ndryshimi ne favor te pales greke!

Une i kam konsideruar e i konsideroj thelbesore maredheniet tona me Greqine, nje vend mik e strategjik ky, duke ngritur shqetesimin tim te thelle per aventurizmin politik te Qeverise sone, qe i shkaterroi ato maredhenie, duke i mbajtur ne "piken e ngrirjes" per mbi kater vite.

Kujt i sherbeu kjo gje e ku do ishim tashme me keto maredhenie, nqs do te vazhdohej me ritmet e konsolidimit te tyre si deri me 2013, nivel ku aspirohet te kthehemi sot. NE VEND QE POLITIKA E JASHTME SOT TE SHIKONTE PERPARA E LART, ESHTE E DETYRUAR TE SHIKOJE NGA E KALUARA E KOKE POSHTE.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike