Deputeti Ylli Shehu ‘braktis’ PR
para zgjedhjeve lokale, kalon me LSI 

Deputeti Ylli Shehu ‘braktis’ PR<br />para zgjedhjeve lokale, kalon me LSI 
TIRANE - Deputeti republikan Ylli Shehu largohet nga kjo forcë politike për t’iu bashkuar Lëvizjes Socialiste për integrim.

Lajmi u konfirmua fillimisht nga burime brenda partisë republikane e më pas vete deputeti Shehu konfirmoi vendimin e tij.

Për A1 Report deputeti Ylli Shehu tha se vendimi është personal dhe nuk ka të bëjë me pakënaqësi brenda radhëve të forcës politike ku u zgjodh deputet para dy vitesh.

Ylli Shehu u zgjodh deputet në qarkun e Tiranës nën siglën e partisë republikane në 2013.

Por ai nuk është i pari deputet që largohet nga PR për tu bashkuar me LSI. Vetëm pak kohë pas konstituimit të qeverisë së re, në tetor të 2013 deputeti republikan Luan Duzha u largua nga kjo forcë politike për tu rreshtuar në radhët e LSI. 

Qëndrimi 
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu pas largimit të Ylli Shehut në radhët e LSI-së, është shprehur se, LSI është kthyer në një vend ku mblidhen mizat. 

“Unë nuk di të ketë ndonjë qëllim në vetvete përveçse justifikime fëmijësh.  Por do të thoja që politika shqiptare është bërë një çikë si pazari i gjësë së gjallë. Dhe Ilir Meta do ta kthejë këtë në një stallë, ku të fillojë e ti numërojë jo me emër, por dy e nga dy, e tre e nga tre, duke i shërbyer interesave të tij. Kjo është e turpshme. Më duket se LSI është kthyer si puna e saj ku mblidhen vetëm mizat”, tha Mediu. Ndërkohë ai është shprehur se pakënaqësia e Shehut me PR dhe opozitën, ishte se PD nuk i kandidoi të atin për kryetar Bashkie në Kukës. “Ka shprehur një pakënaqësi se PD nuk i ka kandiduar babin për kryetar Bashkie”, tha ai.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në