Ditën e sotme një video ku kreu i grupit parlamentar të partive të djathta, Adriatik Alimadhi përzihej nga disa persona nga një lokal u shpërnda me shpejtësi në media. Por mesa duket personat që kryen këtë veprim ndaj deputetit Alimadhi nuk janë thjeshtë 'qytetarë' të acaruar me politikën.

 Dy 'qytetarët' janë në fakt drejtues të PD në zonën Astirit  dhe me sa duket gjithçka ka qenë një skenar kundër deputetit Alimadhi për shkak se ky i fundit ka dalë kundër opozitës me pranimin e mandatit.

Do të mjaftonte një kërkim i thjeshtë në internet dhe sheh foto pa fund se si dy personat që sot fyen e kërcënuan deputetin e djathtë Alimadhi, janë  në çdo protestë të Partisë Demokratike, ndërkohë që kanë dalë edhe në protestat e Astirit sa herë që shkonte Basha për miting.

Kujtojmë se prej muajsh banorët e Astirit janë në protestë kundër projektit për zgjerimin e Unazës së Madhe që prek banesat e tyre. Krah banorëve të Astirit ka ardhur Partia Demokratike, ku nuk ka munguar edhe mbështetja e kreut të PD Lulzim Basha, ndërsa për disa javë me radhë ish-deputeti Klevis Balliu ka qenë i pranishëm me ta.

Pjesë nga debati mes dy drejtuesve të protestës së Astirit dhe deputetit Alimadhi:

Herën tjetër do ta mbushim me pula jo me mish te pjekur”, dëgjohet teksa thotë një nga personat e ulur në tryezë.

Një gjë të kërkoj, vetëm në emër të popullit mos flisni, i o plehra, jeni plehra, plehra", i thotë një tjetër. Më pas, personi i cili është treguar më këmbëngulës për ta larguar nga kafeneja, dëgjohet teksa i thotë: "Kush merret me Gramoz Ruçi eshte plehrë, plehrë”

Adriatik Alimadhi