Deputetja  ePD-së, Albana Vokshi, e ka cilësuar si “një lajm të keq” krijimin e Qeverisë Rama 2.

Nëpërmjet një statusi në facebook, Vokshi shkruan se asgjë nuk ka ndryshuar, dhe Rama sipas saj, rikonfirmoi ministrat e skandaleve dhe dështimit.

Postimi i plotë i Albana Vokshit në facebook:
Tepsia "Rama2" sapo doli nga furra... E servirur bashkë me një "kokteil" interesash nga trashgimtarë politikë të Enverit.

Për të gjithe ata që shpresonin ndryshim në këtë mandat qeverisje...Qeveria Rama 2 është një lajm I keq... Asgjë s'ka ndryshuar..

Rama Rikonfirmoi ministrat e skandaleve dhe dështimit...

Bashkëfajtorët e korrupsionit rikthehen si ministra nën "sekuestro"...të Edi Ramës, shoferit të dehur për pushtet...

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com