Deputetja Billa mallkon qeveritarët:
Mallkuar dita që erdhët në pushtet

Deputetja Billa mallkon qeveritarët:<br />Mallkuar dita që erdhët në pushtet
Deputetja e Partisë Demokratike Liliana Elmazi Billa ka reaguar për situatën aktuale në vend duke mallkuar qeveritarët të cilët sipas saj kanë krijuar një shtet kriminel.

Në një status në rrjetin social “Facebook” deputetja Billa ka mallkuar ditën kur kjo qeveri erdhi në pushtet e cila sipas saj është përgjegjëse për situatën stresuese të qytetarëve shqiptarë.

E them me sinqeritetin më të madh e me zemër të pastër, si nënë, grua, qytetare, e jo politikane, që këta qeveritarët po na krijojnë shumë stres! E tmerrshme të dëgjosh përdite se si vetëflijohen prinder të varfer se spaguajnë dot detyrimet ndaj shtetit! Po ti o shtet i qelbur nga koka, pse s përmbush përgjegjësite e tua ndaj qytetarëve, o palo shtet kriminel që vret qytetarët e tu të varfër! Mallkuar qoftë dita kur erdhët në pushtet: kjo del nga shpirti e zemra e shqiptarëve të varfer e të ndershëm” – u shpreh deputetja demokrate.
 
Billa vazhdon fjalën e saj duke thënë “Sa keq që smund të bej dot gjë, kjo qeveri na futi në depresion të tërëve: Ata që s'kanë me se të ushqehen, e neve që s' i ndihmojmë dot “
 
Deputetja demokrate përfundoi reagimin e saj duke thënë se kjo është fatkeqësia e dytë më e madhe e kombit pas regjimit diktatorial të Enver Hoxhës.
 
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara