Deputetja e LSI Silva Caka, e ftuar në Report Tv tregon arsyen e ngritjes në protestë më 27 janar. Ajo thotë se nuk ishte nevoja për një Prokuror të përkohshëm dhe Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka pranuar vetë se zgjedhja e saj nuk ishte brenda të gjithë kornizave të duhura kushtetuese por edhe ligjore.
"Ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ishte një detyrim ligjor pasi është një institucion i rëndësishëm. Krijimi i KLP sjell edhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Do shmangte gjithë këtë mungesë kushtetushmërie qoftë në zgjedhjen e Prokurorit të Përkohshëm apo në procedurën e zgjedhjes së anëtarit të 11 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë". tha deputetja.
Me propozimin e ri të LSI dhe Partisë Demokratike që kanë hedhur në Kuvend, deputetja tha se nëse do të kishte vullnet nga mazhoranca për të zgjedhur një Kryeprokuror të Përgjithshëm me 85 vota, siç do të duhej dhe jo një Prokuror të Përkohshëm.
"Nuk ishte nevoja për prokuror të përkohshëm. Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka pranuar vetë se zgjedhja e saj nuk ishte brenda të gjithë kornizave të duhura kushtetuese por edhe ligjore. Të gjitha këto kanë sjellë në këtë situatë ku ne jemi sot. Nuk u kanë munguar asnjëherë votat e LSI dhe PD për reformën në drejtësi. Kjo është një nga arsyet që do protestojmë me 27 janar".
"Objektiva e kësaj proteste është të pasqyrojë të gjithë atë që opozita kërkon, siç janë, prokurorja e zgjedhur në mënyrë jo kushtetuese, përfshirja e ministrit të brendshëm. Kaq janë mjaftueshëm për ta rrëzuar këtë qeveri për të pasur alternativa më të mira" u shpreh deputetja e LSI
Ajo shtoi se objektivi ka qenë i qartë, që është rrëzimi i qeverisë aktuale e cila u krijua në mënyrë të paligjshme që ditën.
"Rrëzimi i kësaj qeverie do të mbyllte ciklin e protestave" e mbylli Silva Caka, deputetja e re e LSI
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
42.8%
-
Njësoj
23.2%
-
Më keq
34%
Vota total: 561
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Himara, sallatë greke, apo beteja mes dy Vangjelëve?
1 Gusht, 07:58
-
Dha dorëheqjen pas dhunës të të birit për guroren, vajza e ish-deputetit Rrahman Rraja zgjidhet anëtare e Asamblesë së PS
1 Gusht, 07:45
-
Temperatura deri në 37 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
1 Gusht, 07:23
-
Lajme të mira në dashuri...çfarë thonë yjet për ju sot
1 Gusht, 07:18
-
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, gati tenderi për projektin 356 milionë euro
1 Gusht, 07:10
-
Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane
31 Korrik, 22:58
-
SHBA/ Shqiptari në Majemi akuzohet se ka ngacmuar një vajzë 10 vjeçare në pishinë
31 Korrik, 22:40
-
'Albulena prita-prita'! Ilir Meta ‘shuan vapën’ në Ujëbardhën e Kurbinit, zhytet në ujë bashkë me disa të rinj (VIDEO)
31 Korrik, 22:34
-
SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje
31 Korrik, 22:23
-
'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!
31 Korrik, 22:10
-
Mero Baze: Aty ku ka grekë nuk ka probleme
31 Korrik, 21:58
-
Kuvendi i Serbisë e miraton Deklaratën e “Kuvendit gjithëserb”
31 Korrik, 21:45