Deputetja Donika Kadaj-Bujupi
jep dorëheqjen nga partia AAK 

Deputetja Donika Kadaj-Bujupi<br />jep dorëheqjen nga partia AAK 
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kjo forcë politike.

Shkak sipas saj është bërë moszgjidhja e situatës së krijuar në Kosovë dhe luhatja në qëndrime e partisë që përfaqëson duke ndikuar në vendimet e marra prej saj.

Ajo ka shtuar se, kjo është një prej arsyeve që ka zbehur dhe dobësuar ëndrrën për ndryshim në këtë vend, që nuk e meriton gjendjen në të cilën është.

Ajo ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët e saj, ndëkrohë që vendimin e konsideron të pakthyeshëm.

Deputetja ishte në radhët e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës prej më shumë se 13 viteve dhe konsiderohet si një nga deputetet më aktive të Kuvendit të Kosovës.

Ja deklarata e plotë e deputetes.
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Si qytetare dhe deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kam dhënë kontributin tim të jashtëzakonshëm me qëllim të ndaljes së dy marrëveshjeve të dëmshme për vendin dhe për kauzën në të mirën e vendit. Mirëpo luhatja aktuale e sidomos marrja e vendimeve të njëanshme, të cilat vazhdimisht po e pengojnë krijimin e një alternative të fuqishme, e cila do të inicionte ndryshimin, është një prej arsyeve që ka zbehur dhe dobësuar ëndrrën për ndryshim në këtë vend, vend i cili nuk e meriton gjendjen në të cilën është, ëndërr për të cilën përherë kam sakrifikuar dhe kam qenë e gatshme të ballafaqohem edhe me burg edhe me çfarëdo sfide tjetër. Situata e krijuar po më imponon që sot me keqardhje t’ju njoftoj se më nuk do të jam pjesë e AAK-së, pjesë e partisë për të cilën kam punuar ditë e natë që 13 vite më parë kur fillova aktivitetin tim. I falënderoj të gjithë mbështetësit e mi dhe ju premtoj se çdoherë do te gjej mënyrën për t’ju shërbyer drejt juve dhe interesave të vendit. Vendimi im hyn në fuqi menjëherë dhe është i pa kthyeshëm.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor