Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e cilësoi "urgjencë kombëtare" situatën e krijuar pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe kërkoi që shkelja e Kushtetutës të kriminalizohet.
“Është urgjencë kombëtare të shpëtohet ky shtet. Puna e parë në Kuvend do të jetë jetësimi i nismës së IKD-së për kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës, në mënyrë që ata që e shkelin Kushtetutën, njësoj si armiqtë e këtij shteti, të përfundojnë në burg, të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Shteti nuk është ndërtuar që një mashtrues, i cili erdhi në pushtet me premtimin e bashkimit kombëtar, ta rrënojë shtetin për të cilin njerëzit kanë dhënë jetën, kanë dhënë gjymtyrët dhe mbajnë ende plagët në trup!”, shkroi Bajrami.
Lajmi kryesor:
Ndërpritet seanca konstituive, Vetëvendosja nuk voton Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës! PDK braktis sallën! Hamza: Çështjen do ta dërgojmë në Kushtetuese






