Deputetja e LSI: Arsimi në kaos!
Nikolla: Probleme të brendshme

Deputetja e LSI: Arsimi në kaos!<br />Nikolla: Probleme të brendshme<br>
Seanca plenare e kësaj të enjteje ka nisur me interpelancën urgjente të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, të thirrur nga deputetët e LSI për reformën në arsimin e lartë. Deputetja Kejdi Mehmetaj deklaroi se reforma krijoi kaos dhe konflikt, ku janë rritur taksat, janë hequr bursat, janë shkelur 5 nene.

Nga ana e saj, ministrja ka mohuar që universitetet janë në kaos për shkak të ligjit të arsimit të lartë. Ajo theksoi se do të miratohet strategjia e re për arsimin e lartë, ku janë ngritur qendra e shërbimeve arsimore, agjencia kombëtare, akreditimi ndërkombëtar.  

Mehmetaj: Reforma në arsimin e lartë, shkolla e dija, pasuri që duhen të ruhen, në 5 vite tarifat janë rritur, tarifat e universitete janë rritur, qeveria ka hequr bursat, reforma krijoi kaos dhe konflikt, janë shkelur 5 nene, dhe ka rritur kostot, universitetet po bien, qeveria hoqi bursat për studentët, e ardhmja e universitet është në dorë tonë.

Nikolla: Të vërtetat e punës sime, në këto 5 muaj kam qenë 6 herë në dëgjesa, kam qenë në dispozicion të deputetëve, në dy raste për shkak të angazhimeve kam treguar përgjegjësi, kam shumë për të thënë për reformat që janë bërë, 3 grupe pune me ekspertë më të mirë në vend, ambasada italiane ka dhënë ndihmesë për këtë proces, miratoi VKM për gradat dhe janë vetëm 3 VKM pa u miratuar, për hartimin e strategjisë për arsimin e lartë, ka sjellë sfida askush nuk mund të thotë që zbatimi i një reformës kërkon ndryshimin e mentalitetit, asnjë universitet publik nuk është në kaos prej ligjit të arsimit te lartë, problemet që has sot janë probleme të brendshme, në ushtrimin e përgjegjësive që unë kam nisur inspektimin e ligjshmërisë dhe do miratojmë strategjinë e re për arsimin e lartë, janë ngritur qendra e shërbimeve arsimore, agjencia kombëtare, akreditimi ndërkombëtar, jemi duke përmbyllur ngritjen e një tjetër agjencie.

Mehmetaj: Ka ardhur mbas 2 seancash duke kthyer përgjigje, neni 85 duke përfshirë në procesin e pranimit, akreditimin e emëron kryeministri dhe janë shqiptarë ata që japin vlerësimin final. Akreditim 5 vjeçar, ju bën përgjegjëse dhe për konfliktin që është bërë sot në Universitetit të Tiranës, mos i delegoni te profesorët përgjegjësitë tuaja, në Universitetin e Tiranës ka autonomi dhe vetëm aty e dëgjoni këtë problem ju keni emëruar shumicën e bordit që janë politikë dhe dalin dhe bëjnë dhe fushatë, nuk ka probleme vetëm në UT, në bordin e universiteteve ka emërime politike, një pikë tjetër në vitin 2018 kapitulli që jep fonde publike universiteteve private, nuk do nxirrni një kornizë ligjore, nuk është vetëm tarifa, por janë dhe bursat e karta e studentit, kredinë studentore, keni cenuar rendë, nuk është për arsye politikë kjo seancë

seanca dokument 1

seanca dokument 2

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët