Deputetja e LSI del hapur në krah
të koleges demokrate: Ruçi vegël!

Deputetja e LSI del hapur në krah<br />të koleges demokrate: Ruçi vegël!
Deputetja e re e LSI, Floida Kërpaçi, ka dalë në mbrojtje të deputetes së PD, Izmira Ulqinaku, së cilës iu ndërpre fjala nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, pasi foli për ngjarjen e 2 prillit të vitit 1991 në Shkodër, ku u vranë 4 të rinj.

Kërpaçi tha nga foltorja e Kuvendit se de në krah të koleges së saj, duke e cilësuar bllokimin e fjalës nga Ruçi si atentat ndaj fjalës së lirë.

Më tej, deputetja e LSI i bëri thirrje Ruçit të mos bëhet vegël e Ramës, por të shërbejë në funksionimin e Parlamentit

“Është hera e dytë që mbaj fjalën këtu dhe e kam të pamundur të mos shprehem për bllokimin e fjalës së lirë. Ky Kuvend i takon qytetarëve, kjo e sotmja nuk është vetëm atentat, por edhe tentativë për të vendosur në Shqipëri një burim të centralizuar. Dua t’i dal në krah koleges së PD, kur ishte 1 vjeç në 1991 dhe 2 vjeç në 1992, por nuk është faji ynë kryetar. Iu rikujtoj si deputete se ju jeni këtu jo për të qenë vegël e Ramës, por në funksionim të Parlamentit. Vendi ynë vazhdon të jetë ndër më të varfrit në Evropë. Unë dua të adresoj problemet që kanë të rinjtë sot. Ajo që përjetojmë sot është një valë e madhe demagogësh për të shpërndarë premtimet boshe. 

Qeveria demagoge që kemi sot ka përkeqësuar edhe më shumë situatën, pasi të gjithë demagogët thonë gënjeshtra për të marrë votën e qytetarëve. Problemi më i madh sot është papunësia, sepse është thënë që do hapen vende pune dhe do punësohen njerëz pa fund, por realiteti është se janë rritur shifrat e emigrimit jashtë vendit. Programi i qeverisë ishte zero, pa asnjë vizion që të tregonte si të luftojmë papunësinë. Të jemi realist rinia sot jeton në një udhëkryq, sfidat dhe problemet e tyre janë të mëdha”, tha Kërpaçi. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni  

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni