Deputetja e PD, Albana Vokshi paraqitet në SPAK! E paditur për shpifje nga koncesionari i Check Up

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, u paraqit këtë të martë në SPAK, aty ku është paditur për shpifje nga shoqëria “3P Life Logistic”, që ka fituar koncensionin e Check Up.

Në seancën e parë, Vokshi nuk u paraqit, ndërsa kjo seancë u shty sërish për shkak se mungonte një prokurë e posaçme e biznesmenes Vilma Nushi ndaj avokatëve për t’i dhënë tagrat e përfaqësimit edhe për seancën e pajtimit.

Pas daljes nga gjykata Albana Vokshi, e cila u padit për shpifje në cilësinë e kryetares së komisionit hetimor për koncensionet në shëndetësi deklaroi se do te vijonte denoncimet ndaj Vilma Nushit. Koncensionari thotë se në 10 vite vlera e projektit është 63 milionë euro në total, dhe jo 130 milionë euro, saç ka akuzuar Vokshi.

G.M./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jevgjit Jeton Flutra Fadil Gjoleka: 11/02/2025 14:44

    Gruaja Albana Vokshi me fytyr burri tē shēmtuar ēshtē kryehajdutja e partis antishqiptare partis wc pd.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

'Vlerë kishte rezultati', Kristjan Asllani: Shehu më ngjan në fushë, shumë teknik

'Vlerë kishte rezultati', Kristjan Asllani: Shehu më ngjan në fushë, shumë teknik