Deputetja e PD, Ina Zhupa ngriti sërish si shqetësim çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit, duke thënë se ministria e Kulturës ka vepruar në kundërshtim me vendimin që ka dërguan UNESCO për të njohur insituciucionin që do ta marrë në menaxhim.
"Na ka ardhur letra që pretendohet se është miratimi i UNSESCO-s për Butrinti. Ka disa elemente shumë interesante. E para është data, kjo ka ardhur në 28 shkurt të 2020, e vetmja copë letër që kemi parë. Në datën 28 shkurt 2020 ka ardhur kjo letër nga UNESCO, ndërkohë që fonacioni për të cilin ne flasim është krijuar në 22/07/2022. UNESCO s'ia ka idenë për ketë fondacion që është privat, letra s'është as miratim. UNESCO në këtë letër i ka kërkuar t'i tregojnë struktutrën qeveritare që do ta menaxhojë, por këta nuk e duan, prandaj kërkuan fondacionin privat.", tha ajo.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka replikuar lidhur me pretendimet e Zhupës, duke thënë se UNESCO nuk urdhëron apo miraton, por vetëm rekomandon.
"E para nuk më drejtohesh në emër, e dytë në këtë foltore më thërret kryetarja e Kuvendit. Është e vërtet që do të mjaftonte të kuptoje. pak ditë më parë u interesonte se çfarë penalitetesh duhet të ketë një deputet për shpifje. Për sa i përket UNESCO-s, nuk jep miratime, por jep rekomandime dhe këshillime. Nëse e dëgjon për herë të parë, e them paparë mjafton të dëgjosh!
Strukturat shtetërore që menaxhon Butrint, kanë lindur me vendime të këshillit të ministrave. Nuk ka devijim në asnjë moment, aq sa është e vërtet që çdo element që lidhet me turizmin, por edhe çdo element arkeologjikë, do bëhen të gjitha miratimet sipas ligjit. Fondacioni s'ka tagrin të kryejë gërmime arkeologjike. Këto janë ato që interesojnë UNESCO. Sot që të kthehemi mbrapa në kohë, kam dëgjuar në komisione, modele të viteve shumë më përpara, kjo është si t'i thuash një studenti në universitet përse nuk merresh me abetaren. Në ndjekim rekomandimet e UNESCO për 2030, kjo është ajo që bëjmë ne. Ky është debat kakofon, unë do të këshilloja t'i largoheshe kësaj rruge se vetëm drita nuk po ndizen mbi ty. Mjafton të kuptosh..është e vërtet do ketë fonde për menaxhimin e Butrint . Për herë të parë ne po sjellim një model të ri mirëmenaxhimi. Ju Butrintit e kemi vizituar 1 muaj më parë, vetëm se doli këtu si një temë diskutimi. Kjo është vetëm kënaqësi për mua.", tha ajo.
Zhupa i ktheu përgjigje ministres duke thënë se qëllimi i vetëm i qeverisë me këtë fondacion shqiptaro-amerikan ka për qëllim fitimin dhe jo mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
"Është e vërtet nuk kuptoj nga vjedhja, nuk kuptoj sesi një ministre kulture mund të bëjë gjithçka që të shkatërrojë monumentet kulturore, nuk kuptoj sesi ka alergji nga arkeologët shqiptarë., Nuk kuptoj dot sesi një ministre e quan të dhënë personale dokumentet që vijnë nga UNESCO dhe nuk i vënë në dispozicion të parlamentit. Kuptohet sepse frika nga e vërteta është shumë e madhe dhe përballje me faktet është tmerri i ministres. Unë po mbroj trashëgimin kulturore, po e mbroj Butrintin nga ata që po tregojnë me vepra që qëllimin e vetëm kanë fitimin.", tha deputetja.
Lajmi kryesor: