Deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka hedhur një akuzë të forta ndaj ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Vokshi jep alarmin se ministrja nuk iu ka dhënë pagat pedagogëve në universitete.
Në ‘Facebook’, deputetja e PD shkruan se askush nuk ka marrë rrogat, sepse qeveria ende nuk ka kaluar fondet.
/Shqiptarja.com
Në ‘Facebook’, deputetja e PD shkruan se askush nuk ka marrë rrogat, sepse qeveria ende nuk ka kaluar fondet.
“Ministrja e Ramës, Lindita Nikolla, duke u marrë me #eksperimentet e urdhëruara nga #Rama apo me “merkaton” e pushtetit ka lënë pa paga të gjithë pedagogët! Në universitete, askush nuk ka marrë rrogat sepse Qeveria ende nuk ka kaluar fondet ... Sot, Universitetet nuk kanë para në llogari për pagat. #Ministrja #Nikolla të sigurojë #URGJENT fondin e pagave për #Universitetet TeSigurohenUrgjentFondetPerPagaPerUniversitetet”, shkruan Vokshi.
(Postimi i deputetes Albana Vokshi)
d.c./shqiptarja.com











