Deputetja e PD: S'do ketë dhunë
në Kavajë, protesta paqësore

Deputetja e PD: S'do ketë dhunë<br />në Kavajë, protesta paqësore
​Deputetja e PD, Dhurata Çupi, shprehet se protesta e opozitës në Kavajë të dielën në orën 11:00, do të jetë më e madhe se ajo e 18 shkurtit në Tiranë, por sërish paqësore.

Ligjvënësja demokrate theksoi se dhuna nuk është alternativë e opozitës, ndërsa theksoi se pjesëmarrja masive e qytetarëve në këtë protestë do të shërbejë si mesazh se ka ardhur koha që qeveria të largohet. 

Çupi tha gjithashtu se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë pasi kjo tregon se vendi ka bërë hapa pas si në vitet e diktaturës.

"Protesta në kavajë do të jetë paqësore, çdo protestë që ka organizuar z.Basha kanë qenë paqësore dhe mbarë kombëtare,. Ato përfaqësojnë sot jo vetëm opozitën, por numrin e madh të shqiptarëve. 

Protesta në Kavajë do jetë më e madhe se ajo e 18 shkurtit. 

​Rrëzimi i qeverisë që thotë z.Basha është simbolikë, pasi pjesëmarrja e masive e qytetarëve do të thotë se ka ardhur koha që qeveria të largohet. 

Zgjedhje nuik mund të ketë. Zgjedhje do të thotë të zgjedhësh midis disa dhe kur nuk paraqiten kandidatë, do të thotë se nuk kemi zgjedhje. Jemi kthyer në vitet e diktaturës. Sot duhet të ketë zgjedhje për të gjithë shqiptarët. 

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme për shqiptarët janë kauza e shqiptarëve. Duhet ta pranojmë që Shqipëria sot është në krizë politike dhe ekonomike"
, u shpreh Çupi. 

A rrezikon kjo protestë që të prodhojë incidente apo dhunë?
Ato që thuhen për incidente janë zhurmat që hedh pushteti. Edhe në 18 shkurt pushteti proklamonte se do të bëhej nami, në fakt u bë nami se Bulevardi u mbush plot me qytetarë. Do të jetë një protestë për t'i dhënë një mesazh qeverisë: Kujdes me shqiptarët se e keni mbushur kupën. 

Mendohet që nisë kjo protestë të nisë ditën e shtunë me qëllimin e qendrave të votimit. Është ky skenari?
Skenari i vetëm është skenari që datën 7 maj në orën 11:00 Kavaja do të mbushet me qytetarë nga e gjithë Shqipëria. Eshtë skenari i paqes dhe i qytetarisë. 

Debatet e brendshme në PD si i konsideroni?
S'kanë qenë debate por një dialog miqësor brenda kësaj familje të madhe. Edhe diskutimi i para dy ditëve ishte biseda e dialogu në një familje të madhe. Ajo çfarë ndodhi ju e keni parë, nuk kishte asnjë acarim, asnjë ngritje zëri, por thjesht dialog. 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk