Deputetja e zgjedhur nga PDIU në qarkun e Dibrës, Reme Lala i bashkohet Partisë Socialiste.
 
Pas zyrtarizimit të rezultatit, Lala në një prononcim për mediat u shpreh se së bashku me Ramën Kryeministër do të bëjë rrugën  e ‘Arbrit’.
 
Unë nuk kam asnjë parti, partia ime jeni ju. Për Dibrën do i bashkohem vullnetit të shqiptarëve për t’i dhënë timonin Ramës.
 
Bashkë me Ramën do ta bëjmë rrugën e ‘Arbrit’ brenda këtij viti, iu garantoj, nëse nuk bëhet do ta gris mandatin.
 
Vota ime do të shkojë për Dibrën dhe Shqipërinë dhe asnjëherë për tepsinë
” deklaroi ajo.
 
Me lëvizjen e fundit, PS  shkon në 75 mandate, ndërsa PDIU mbetet në 2 deputetë.


dy.b/shqiptarja.com