TIRANË- Një hetim i nisur nga prokuroria e Elbasanit prillin e vitit 2025, pas denoncimit të një qytetari nga Gjocaj i Peqinit se figuronte përfitues i ndihmës ekonomike edhe pse s’kishte aplikuar kurrë, duket se ka hapur një çështje edhe në SPAK. Mëngjesin e kësaj të mërkure në Prokurorinë e Posaçme u pyet deputetja socialiste Sara Mila për dosje të ardhura nga Elbasani rreth 7 muaj më parë.

Report Tv ka mësuar se gjatë ekzaminimeve të telefonave të personave të dyshuar për falsifikim dokumentesh apo shpërdorim detyre, prokuroria e Elbasanit ka gjetur edhe një komunikim që lidhej me emrin e ligjvënëses Mila, ku krijoheshin dyshimet për blerje votash.

Sapo mesazhi është konstatuar prokurorja e çështjes e ka ndarë me fraksion hetimin, dhe pjesën e korrupsionit zgjedhor me deputetë të përfshirë e ka dërguar për kompetencë në SPAK.

Është ende e paqartë se çfarë ka zbuluar Prokuroria e Posaçme në hetimet, ndërsa vetë Mila tha se për rreth një orë ishte pyetur si një person që ka dijeni.

“Isha si person në dijeni. Kalvari për të hedhur baltë i politikës së vjetër do të përfundojë. Sa herë SPAK të ketë nevojë për fjalën time, do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme. Faleminderit, se po më presin qytetarët për Ditën e Çlirimit”, tha Mila.

Sara Mila u zgjodh deputete e parlamentit nga lista e hapur, si më e votuara e qarkut me plot 20.225 vota. Më herët ajo ka shërbyer si Drejtoreshë e Shërbimeve të Brendshme pranë Shërbimit Shtetëror social, nga maji i vitit 2022 deri në gusht të vitit 2025, pozicion i cili mund të lidhet edhe me hetimin për ndihmat sociale në Peqin.

Sa i përket këtij hetimi, ai tashmë ka përfunduar në dyert e Gjykatës së Elbasanit për gjykim. Prokuroria zbuloi se në periudhën para zgjedhjeve të vitit 2025 numri i familjeve që merrnin ndihmë sociale në Njësinë Administrative Gjocaj në Peqin ishte rritur nga 110 në 320.

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
5.0 / 5 (1 vlerësim)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Borsh: 11/11/2026 12:05

    Edhe qente e rruges e dine kte e spaku paska dyshime.votat blehen akoma me thes mielli e asistence. Arrogance e madhe prinderit me thes mielli kalamajt me i phone 17 pro max

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 11/11/2026 11:15

    Sa hapur del kapaku I saliut aspaku , po pse more te mallkuar me dyshime do te ecni ? Ju kerkoni me çdo kusht ti beni keq qeveris por haroni se qeveria ju emeroi , ndoshta dhe mund ju largoj me mbarimin e kohes suaj .Perse nuk therisni bardhin , vokshim , nuken qe ju benin presion votuesve te PS ? I keni me ze dhe figure .Mos I gezofshi pagat qe merni

    Përgjigju
    • Qytetar në Shqipëri: 11/11/2026 13:38

      Ej seriozisht e keni me këtë koment? Po ka prova more që e ka thirrur SPAK-u. Si u bë deputete Sara Mila me votat e burgut? Ku e njohën të burgosurit Milën që e votuan? Dhe tjetra, një figurë aq e padukshme mori mbi 20 mijë vota në çdo cep të Elbasanit dhe ku se njihte njeri. Turp more. Në SPAK e burg përfundofshin Milat e shokë e shoqe që kanë bërë të njëjtën gjë.

  • Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50

    Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?