Deputetja: Duam që frëngjishtja të bëhet gjuha e parë e huaj në Shqipëri

Deputetja: Duam që frëngjishtja të bëhet gjuha e parë e huaj në Shqipëri

Deputetja franceze, Liliana Tanguy e cila ishte ditën e sotme në Shqipëri në një takim me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla dhe deputeten socialiste, Blerina Gjylameti vuri theksin në forcimin e marëdhënieve mes dy vendeve. Ajo tha se është impresionuar nga niveli i mësidhënies së gjuhës franceze dhe shprehu dëshirën që ajo të jetë gjuhë e parë në Shqipëri.

"Qëllimi i vizitës tonë është të forcojmë edhe më shumë bashkëpunimin tonë mes Francës dhe Shqipërisë në fushën e turizmit dhe transportit. 

Kompanitë tona franceze janë të specializuara në këto fusha. Prandaj Franca do t’i zhvillojë këto sektorë në Shqipëri përmes agjencisë zhvillimit që kemi në Francë. 

Duhen  intensifikuar marrëdhëniet edhe në planin universitar.

Ne duam që Shqipëria ta praktikojë gjuhën frënge.

Ne vizituam Aleancën Franceze dhe u impresionova nga cilësia e mësimdhënies atje.

Do të donim që frëngjishtja të ishte gjuhë e parë e mësuar në Shqipëri", u shpreh Tanguy.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion