Deputetja Kadiu: Po shkatërrohet
thesari arkeologjik i Durrësit/FOTO

Deputetja Kadiu: Po shkatërrohet<br />thesari arkeologjik i Durrësit/FOTO<br>
Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, ka denoncuar sot publikisht një skandal në qytetin e Durrësit që po konsumohet në sytë e gjithë publikut, në një kohë që qeveria, sipas saj, nuk po vepron.

Përmes një statusi në “Facebook”, Kadiu bën me dije se kompania që ka në koncesion portin e fushave të bovave në Porto Romano i ka kërkuar shtetit shqiptar të bëjë një shtesë kontrate për të forcuar një trase aktuale dhe për të ndërtuar një mur mbrojtës pranë faqes së kodrës në pjesën jugore.

"Pa kaluar akoma për shqyrtim në komisionin përkatës, asaj të ekonomisë dhe financës dhe pa marrë akoma miratimin nga kuvendi kompania sot vazhdon punimet  për ndërtimin e këtij muri. Të paktë janë individët të cilët e dinë se pikërisht në faqen e kësaj  kodre ndodhet muri Romak i qytetit, i cili daton që në shekullin e 6-të. Ky mur ashtu sikurse veliera e qytetit apo sikurse pallati përbri velierës, të cilët janë ndërtuar mbi këto mure, do të kenë të njëjtin fat”,- shprehet deputetja demokrate, teksa i kërkon autoriteteve  dhe medias  të shohin nga afër sesi qeveria lejon shkatërrimin  e vlerave  të tilla historike  dhe arkeologjike.

Statusi i plotë i Kadiut:
Porto MBM ne Porto Romano, Durres“Kompania e cila ka marre me koncesion portin e fushave te bovave ne Porto Romano i ka kerkuar shtetit shqiptar te bej nje shtese kontrate per te forcuar nje trase aktuale dhe per te ndertuar nje mur mbrojtes (dallgethyes) prane faqes se kodres ne pjesen jugore.

Pa kaluar akoma per shqyrtim ne komisionin perkates, asaj te ekonomise dhe finances dhe pa marre akoma miratimin nga kuvendi kompania sot vazhdon punimet per ndertimin e ketij muri (shikoni fotot bashkangjitur).Te pakte jane individet te cilet e dine se pikerisht ne faqen e kesaj kodre ndodhet muri Romak i qytetit i cili daton qe ne shekullin e 6-te. Ky mur ashtu sikurse veliera e qytetit apo sikurse pallati perbri velieres te cilet jane ndertuar mbi keto mure, do te kete te njetin fat.

Ky qytet qe duhet te linte pas te gjithe qytetet si Spliti, Budva apo kedo qytetet tjeter bregdetar te detit adriatik sot Durresi ndodhet perseri ne te njejten situate, shkaterrim te thesarit te tij arkeologjik.

Ku e gjen guximin ky operator te bej nje shkaterrim te tille qytetit tone?
Cilet jane politikanet qe mbajne ne ndergjegjen e tyre kete shkaterrim?

Ftoj te gjitha instancat dhe mediat lokale dhe kombetare por dhe ato nderkombetare te shohin nga afer sesi qeveria lejon shkaterrimin e vlerave te tilla historike dhe arkeologjike. Rrugetimi evropian na ka treguar qe ekonomia nuk ndertohet mbi shkaterrimin e mjedidit, perkundrazi ajo ndertohet duke ju pershtatur kushteve mjedisore. 

foto
foto
foto
(Foto të publikuara nga deputetja Kadiu në Facebook)

a.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar