Deputetja britanike Kearns: Vuçiç po përdor strategjinë e Putin për aneksimin e veriut të Kosovës

Deputetja britanike Kearns: Vuçiç po përdor strategjinë e Putin për aneksimin e veriut të Kosovës

Deputetja britanike, Alicia Kearns

Deputetja konservatore në Mbretërinë e Bashkuar, Alicia Kearns, ka reaguar ditën e sotme në lidhje me shtatë kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Përmes një postimi në rrjetin social X, deputetja britanike shkruan se Vuçiç po përdor taktikën e Vladimir Putinit duke shpallur plane për aneksimin e veriut të Kosovës.

Sipas saj, pas deklaratave të Vuçiçit, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet në Ballkan.

“Pas deklaratave të mbrëmshme të Presidentit Vuçiç, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan. Gati një vit pas sulmit në Banjskë ende nuk ka drejtësi, dhe pavarësisht përfshirjes së shtetit serb, ende nuk ka sanksione nga BE-ja (vetëm marrëveshje për litium dhe avionë).

Vuçiç po ndjek strategjinë e Putinit, duke shpallur plane për aneksimin e veriut të Kosovës. Kosova është një shtet sovran. Ballkani duhet të largohet nga pikëpamjet sektare, banorët e veriut të Kosovës dhe serbët e Kosovës meritojnë më shumë, jo të përdoren si pengje dhe gurë shahu në ambiciet irredentiste”, ka shkruar Kearns në platformë “X”.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e kryeministri urojnë besimtarët katolikë, Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit!

Krishtlindja, Presidenti e kryeministri urojnë besimtarët katolikë, Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit!