Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu

PRISHTINË - 'Prapa sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit qëndron Milan Radojiçiq, i mbështetur nga Serbia.' Kështu tha kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, e cila tregoi se një gjë e tillë është thënë nga drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti.

Në raportimin me dyer të mbyllura, ajo tregoi se është thënë që gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile.

Pas mbledhjes së Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, deputetja Musliu theksoi se në komunat veriore ka ende provokime e tensione të nxitura nga shteti serb.

"Diskutuam për të gjitha çështjet të cilat kanë të bëjnë me sigurinë e vendit. Sa i përket raportimit të drejtorit, gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile me provokime të mundshme nga ana e Serbisë", tha ajo.

Gjatë raportimit të drejtorit të AKI-së, Musliu tha se është thënë që prapa sulmit të kanalit në Ibër-Lepenc qëndron Millan Radojiçiq.

“Në bazë të asaj se çfarë u tha nga drejtori i AKI-së në këtë takim, prapa atij sulmi qëndron Radojiçiq i mbështetur nga shteti serb... Unë ndaj aq sa më lejohet, vetë fakti që drejtori ishte në një raportim para Komisionit Parlamentar nuk mund të jap një deklaratë të pa faktuar dhe të pa bazuar”, shtoi Musliu para mediave.

Në mbledhjen e këtij komisioni është diskutuar edhe për prezencën e drogave sintetike në shkollat e vendit./ Kosova Press

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro