Akuzat e demokratëve, konkretisht të ish-Ministrit të Brendshëm Flamur Noka se edhe Skrapari nuk shkelet dot nga parcelat e hashashit, i ka hedhur poshte deputetja e LSI-së, Silva Caka. Në emër të kësaj force politike dhe në cilësinë e deputetes së kësaj zone, Caka i tha Nokës se ai është i penalizuar për shkak se qeveria ku ai bënte pjesë nuk investoi asgjë për Skraparin, duke e lënë atë në gjendje të mjerueshme.
"Zoti Noka, ju nuk shkelni dot në Skrapar sepse për 8 vite qeverisje, ju personalisht dhe pothuajse gjithë ish-ministrat e tjerë të qeverisjes tuaj nuk investuan as edhe një cent për atë zonë, duke e lënë në gjendjen që ne e morëm në 2013-tën. Madje edhe pse 4 deputetët e LSI-së në atë kohë refuzuan në thonjëza të votonin buxhetin me kushtin që ju të bënit rrugën Berat-Skrapar, ju përsëri nuk vutë mend dhe nuk bëtë asgjë. Prandaj të lutem, mos i ngatërro as Skraparin dhe as skraparllinjtë në ato që the më sipër," tha Caka.
Por ky reagim duket se nuk i erdhi për shtat ish-Ministrit të Brendshëm dhe as kreut të grupit kuvendor demokrat, Edi Paloka, të cilët nga vendi e kanë cilësuar deputeten e LSI-së si të re në moshë. Me nota ironie, Caka me vetëm një fjali ua ktheu me të njëjtën monedhë. "Unë mund të jem e re, por edhe ju të dy që jeni më të vjetër se unë, nuk është se ndritët ndonjë gjë," u shpreh deputetja.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com