Der Spiegel: Greqia të shkurtojë
sërish shpenzimet në 2. 5 mld euro

Der Spiegel: Greqia të shkurtojë<br />sërish shpenzimet në 2. 5 mld euro
ATHINE- Greqisë i duhet të shkurtojë sërish shpenzimet në masën e 2.5 miliardë eurove, në dy vitet e ardhshme nëse do të plotësojë kërkesat e ndërkombëtarëve në kërkim të ndihmës financiare. Lajmi është bërë publik të shtunën nga e përjavshmja gjermane Der Spiegel.

Duke cituar një raport të përkohshëm nga trojka e Komisionit Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, Der Spiegel shkruan se Greqisë i duhen 14 miliardë euro të tjera breda dy viteve të ardhshme që të ulë deficitin nën 3 % deri në fund të 2014, nga 11.5 miliardë që pritet. Në 2011 deficiti buxhetor shkoi në 9.3 %.

Nga ana tjetër kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker deklaroi se Greqia nuk do të dalë nga eurozona duke theksuar se dalja eventuale nga unioni i bashkuar monetar do të sillte rreziqe të paparashikueshme.

"Kjo nuk do të ndodhë, përveç rastit nëse Greqia prish të gjitha kushtet dhe nuk respekton marrëveshjet", tha Juncker në një intervistën për gazetën austriake "Tiroler tageszeitung". Ai shtoi se dalja eventuale do të jetë "e mundur teknikisht, por jo edhe politikisht e realizuar"
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra