BERLIN - Revista gjermane "Der Spiegel" ka raportuar se Agjensia Kombëtare e Sigurimit Amerikan, NSA, ka spiunuar komunikimet elektronike të Ministrisë së Jashtme Franceze. NSA-ja ka qenë veçantërisht e interesuar për rrjetin e kompjuterave të Ambasadave dhe diplomatëve që janë të lidhura me zyrat qëndrore të Parisit.
Sipas revistës, NSA-ja kishte zotëruar dokumente të brendshme reviste dhe qasja në rrjetin e Ministrisë së Jashtme është konsideruar si një histori "suksesi" për agjencinë. Ka patur një numër të madh incidentësh të lidhura me "aksesin në dokumentacionin të ndjeshëm” ose "sekret". Gjithashtu NSA-ja është interesuar veçanërisht për objektivat e politikës së jashtme, si ato që lidhen me marrëveshjet tregtare të armëve dhe stabilitetin ekonomik të Francës.
Lajmi u botua nga "Der Spiegel" në të njëjtën kohë kur të dyja qeveritë, e SHBA-së dhe Francës janë duke pasur një politikë të jashtme të përbashkët që kishin një veprimtari ushtarake të limituar ose të organizuar në Siri.
Spiunimi nga NSA i këtyre marrëdhënieve ka vënë nën tension SHBA-në dhe Francën.
Një raport në korrik ka treguar se NSA-ja ishte duke spiunuar institucionet Europiane. Presidenti francez Hollande tha: “Ne nuk mund të pranojmë këtë lloj sjellje midis partnerëve dhe aleatëve”.
Redaksia online
(a.ç/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

edhe Ministrinë e Jashtme Franceze">