Derbi i Italisë nuk ka fitues, Roma
fitore me polemika, humbet Milani

Derbi i Italisë nuk ka fitues, Roma<br />fitore me polemika, humbet Milani
Përfundon në barazim derbi Italisë mes Juventusit dhe Interit. 90’ nuk nxorën një fitues, pasi në fund dy ekipet ndanë nga një pikë në barazimin 1-1.

Rezultati la më të kënaqur ekipin e Interit, pasi Juventusi dominoi gjatë gjithë ndeshjes. Bardhezinjtë fillimisht kaluan në avantazh me Tevez në të 5’ ndërsa Icardi barazoi në pjesën e dytë në të 64’.

Me këtë rezultat Juvja kryeson me vetëm 1 pikë larg Romës. Napoli shpartalloi Cesenën 1-4.

Roma fitoi përballë Udineses mes polemikave pas golit të Davide Astorit.

Arbitri i vijës së portës nuk sinjalizon gol pasi topi u përplas në traversë e më pas kaloi vijën fatale, por arbitri kryesor vendosi se topi kishte hyrë plotësisht brenda.

roma
Surpriza ka qenë humbja e Milanit përballë Sasuolës. Dy golat e Zazës kanë bërë të pavlefshëm atë të Polit të shënuar në fillim duke gjunjëzuar Milanin që duket se akoma nuk i ka dalë pija nga festat e fundvitit.
sasuola

Tjetër surprizë ka qenë edhe humbja e Fiorentinës nga Parma, teksa vjollcët humbën një penallti me anë të Gomez dhe mbetën me dy lojtarë më pak pas daljeve me të kuqe.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Furnizoi Rusinë me raketa balistike, BE do të vendosë sanksione ndaj Iranit

Furnizoi Rusinë me raketa balistike, BE do të vendosë sanksione ndaj Iranit