Derbi i Madridit, Atletico shkatërron
Realin, Simeone: Ja si i mposhtëm

Derbi i Madridit, Atletico shkatërron<br />Realin, Simeone: Ja si i mposhtëm
Atletiko Madrid ka shënuar në fitore të madhe. Ekipi i Diego Simeones e ka shkatëruar rivalin e qytetit, Real Madridin, të cilin e mposhti me rezultat 4:0.
 
Pas kësaj fitore, Atletiko është ngjitur në kuotën e 50 pikëve sa ka edhe Barcelona në vendin e dytë, ndërsa Reali mbetet i pari me 54 pikë të mledhura.
 
“Të gjithë trajnerët kanë shumë ide. Sidoqoftë, ju duhet të jeni në gjendje të komunikoni teksa grupi duhet të jetë i gatshëm t’i ekzekutojë këto ide. Lojtarët e mi mund ta bëjnë këtë gjë”, ka deklaruar ai
 
“Nuk do të ishte reale për mua që të gjykoj kundërshtarin. Ne e kemi ditur lojën sesi dëshironim të luanim, dhe ajo shkoi pikërisht sipas mënyrës sesi u përgatitëm”, ka theksuar trajneri argjentinas.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra