Derbi i Shqipërisë luhet pa tifozë, Tirana jep arsyen përse mbyllen dyer me Vllazninë

Derbi i Shqipërisë luhet pa tifozë, Tirana jep arsyen përse mbyllen dyer me Vllazninë

Ndeshja më e rëndësishme e javës së 12 të Superligës mes Tiranës dhe Vllaznisë do të luhet pa praninë e tifozëve. Sikundër pritej ky njoftim është dhënë nga klubi kryeqytetas, i cili bën me dije se kjo vjen si pasojë e dënimit nga Komisioni i Disiplinës që pas derbit me Partizanin.

Në atë kohë Tirana u dënua me katër ndeshje pa praninë e tifozëve, por që u reduktua në dy për shkak të një neni. Tani kur të gjithë mendonin se dënimi ishte shlyer, pasi Tirana luajti në kupë me Shënkollin dhe me Laçin në Superligë, vjen edhe ky lajm i çuditshëm. Sipas klubit bardheblu ndeshja e Kupës me Shënkollin nuk është llogaritur pasi është zhvilluar ditën kur është dhënë vendimi i Kosmionit të Disiplinës.

Njoftimi i klubit të Tiranës:

“Ndeshja Tirana – Vllaznia do të luhet ditën e Premte në stadiumin “Selman Stermasi”, në orën 18:00.

Ky takim do të zhvillohet me dyer të mbyllura për tifozët, shkak i incidenteve të ndodhura në ndeshjen me Partizanin dhe dënimit të marrë nga Komisioni i Disiplinës. Kjo do të jetë ndeshja e fundit pa praninë e tifozëve, duke shpresuar dhe besuar që nuk do të ketë më të tjera sjellje jo sportive që dënojnë dhe mbyllin dyert për të gjithë tifozerinë bardheblu. Ndeshja e Kupës Tirana – Shënkolli nuk është llogaritur sepse ishte dita e vendimit të Komisionit”.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit