Derbi i shtyrë Milan-Inter,
sfida luhet më 4 prill

Derbi i shtyrë Milan-Inter,<br />sfida luhet më 4 prill<br>
Liga Italiane e Futbollist ka përcaktuar datën dhe orën kur do të luhet derbi mes Milan dhe Inter, i vlefshëm për javën e 22-të të Serie A, por që u shty pas tragjedisë së Davide Astori, mbrojtësi i Fiorentina që u nda nga jeta. Pas eliminimit të Milan nga Europa League u vendos që kjo ndeshje do të luhet të mërkurën më 4 prill, ora 18:30, një orar i detyruar, sepse në mbrëmjen e asaj dite luhet Champions League.

Pra, derbi do të luhet në të njëjtën ditë kur do të rikuperohen ndeshjet e tjera që nuk u zhvilluan atë javë. U aplikua rregullorja e Serie A, që i detyron ndeshjet të zhvillohen 15 ditë larg shtyrjes. Ndërkohë, Milan dhe Inter kishin kërkuar që derbi të luhej në mbrëmjen e 25 prillit, por sipas Ligës Italiane të Futbollit nuk ekziston asnjë arsye përse kjo ndeshje të mos zhvillohet në “San Siro”, në pasditen e 4 prillit.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën