Derbi madrilen në finalen e Superkupës së Spanjës, Atletico përmbys Barcelonën

 Derbi madrilen në finalen e Superkupës së Spanjës, Atletico përmbys Barcelonën

Real Madrid-Atletico Madrid është finalja e Superkupës së Spanjës, e para që zhvillohet me formatin “final four”. Në Arabinë Saudite gjysmëfinalja e dytë Barça-Atletico ka dhuruar spektakël me madrilenët që përmbysën gjithçka dhe fituan 3-2. Në “King Abdullah Stadium” ndodh çdo gjë në fraksionin e dytë me Koke që kalon në avantazh Atleticon vetëm pas 20 sekondash lojë. Por Barcelona më pas e merr situatën në dorë dhe do të përmbysë rezultatin brenda 11 minutave. Në të 51-tën Leo Messi barazon shifrat ndërsa kur kishte kaluar një orë lojë Antoine Griezmann i shënon ish-ekipit dhe katalanasit marrin avantazhin. 

Por e pabesueshmja ndodh në dhjetë minutat e fundit ku djemtë e Simeones përmbysin shifrat. Fillimisht barazon Alvaro Morata me penallti dhe katër minuta nga fundi Correa i dhuron Atleticos fitoren dhe kalimin për në finalen e madhe të Superkupës. Barcelona dështon sërish ndërsa trajneri Ernesto Valverde rrezikon së tepërmi. Finalja e madhe e Superkupës së Spanjës është derbi i gjithi madrilen Real-Atletico dhe do të luhet të dielën./Përgatiti Andi Kapxhiu/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Basha: PD do të dorëzojë në Kuvend amendamente për të mbështetur SPAK

Basha: PD do të dorëzojë në Kuvend amendamente për të mbështetur SPAK