Derbi me Partizanin, Julian Ahmataj flet për shqetësimet: Ndeshje për të 'luftuar', s'jemi ku duam

Partizani dhe Tirana luajnë nesër në 19:00 në "Air Albania" për javën e gjashtë (e prapambetur) në Superligë. Derbi i kryeqytetit pritet me interes nga tifozët, të cilët pritet të jenë më shumë se 15 mijë në stadium.

Përpara ndeshjes për mediet foli trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj. Numri një i stolit bardheblu tregoi se të tijtë kanë shqetësime, duke iu referuar lëndimeve, ndërsa nuk janë ku duhet.

"Në radhë të parë dua të përgëzoj ekipin Kombëtar për arritjen që ka bërë dhe për kënaqësinë që na ka dhënë në futboll. Jemi krenar për këtë arritje të Kombëtares. Ndërsa derbi është një ndeshje specifike, sepse luajnë dy ekipet më të titulluara në vend dhe dihet rivaliteti. Është një ndeshje për të luftuar dhe për të marrë më të mirën. Kemi disa shqetësime, por besoj se e kemi grupin për të përballuar sfidën", tregoi Ahmataj.

Më pas trajneri u pyet edhe për ndeshjet derbi të tetorit, që kanë folur për bardheblutë.

"Kjo është ndoshta një shenjë fati. Ne kemi për detyrë ta luajmë derbin dhe pastaj rezultati i ngelet fushës. Gjithmonë skuadrat që pas një vere të mirë, vijnë oshilacionet, motivimi në kampionat, ndryshimi i garës sjellin çrregullime. Mendoj se nuk jemi atje ku duhet, por duhet të bëjmë maksimumin për të arritur aty ku pretendojmë", tha trajneri.

Ahmetaj më pas u ndal edhe te forma si skuadër dhe jo vetëm e individëve.

"Na duhet forma e mirë e organizuar e skuadrës. Jo vetëm forma individuale e çdo lojtari, por forma totale e skuadrës. Të jetë koordinimi i duhur për të përballuar një ndeshje futbolli dhe për të bërë më të mirën në fushë", tha Julian Ahmataj.

Pas shtatë ndeshjeve të luajtura, Tirana me 13 pikë mban vendin e tretë. Ndërkohë, Partizani me gjashtë ndeshje të luajtura mban vendin e pestë me 11 pikë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:19
Kristal Abazaj 'kërcënon' Partizanin: Është momenti që të shënoj në derbi

Partizani dhe Tirana luajnë nesër në 19:00 në "Air Albania" për javën e gjashtë (e prapambetur) në Superligë. Së bashku me trajneri Julian Ahmataj, në konferencën për mediet foli edhe sulmuesi i bardhebluve, Kristal Abazaj. Futbollisti i Tiranës foli për një ngërç psikologjik, teksa shpreson që nesër të dalë te goli.

"Ka qenë një situatë jo e mirë deri diku sepse kemi pasur shumë oshilacione në ndeshjen me Laçin dhe atë me Erzenin. Arritëm të merrnim një tripikësh në ndeshjen me Vllazninë dhe besoj atmosfera e çdo gjë tjetër në ekip është kthyer në favorin tonë. Sa i përket derbit besoj se e kemi përgatitur mjaft mirë, atmosfera është super. T'ia lëmë fushës të flasë nesër", tha fillimisht lojtari me origjinë nga Tropoja.

 Për Abazajn, është koha që ai të shënojë në derbi, me sulmuesin që ka 'kërcënuar' Partizanin.

"Po besoj se ka ardhur momenti, pasi kam kaluar një ngërç edhe psikologjik le të themi, sepse janë diku te 7-8 ndeshje për të shënuar gol. Por për këtë gjë nuk jam aspak nën presion dhe shpresoj që nesër të shënoj. Presion te rezultati? Aspak. Situata është mjaft e mirë. Ne jemi të gjithë lojtarë me eksperiencë dhe e dimë rëndësinë e derbit. Sa i përket presionit mund të them që është në krahun tonë", tha Abazaj.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj