Derbi Milan – Inter dhuron gola
dhe spektakël, por nuk ka fitues

Nuk ka fitues në derbin e 211 të “Madonnina”-s mes Milanit dhe Interit, pasi 90’ ka përfunduar në barazim 1-1. Spektakli ka qenë i garantuar në “San Siro” duke justifikuar të gjitha pritshmëritë, por barazimi nuk kënaq asnjërin nga të dy ekipet, pasi mbeten në pozita jo të favorshme. Për t’u kthyer te kronika e ndeshjes, Milani e nis shumë mirë duke kaluar në avantazh me Jeremy Menez në të 23’.
milan
Meritën kryesore në golin e realizuar e kishte El Sharaui me topin e saktë që hodhi në zonë nga e majta, për Menez që e devijoi me saktësi në portë.
milan
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, teksa në të dytën Interi barazoi me Joel Chukëuma Obi në të 61’ me një gjuajtje potente nga jashtë zone. Kështu Ingazi dhe Mancini ndahen në paqe pas derbit të parë. Milani pozicionohet në vendin e 7 me 18 pikë, ndërsa Interi në të 9 me 17 pikë.
 
 
Serie A


Ndeshjet e të dielës

Torino 0 - 1 Sassuolo
Cesena 1 - 1 Sampdoria
Hellas 1 - 2 Fiorentina
Parma 0 - 2 Empoli
Napoli 3 - 3 Cagliari
Udinese 1 - 1 Chievo
Milan 1 - 1 Inter



d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës