Derbi nis me dhunë e flakadanë, përplasen tifozët në ‘Elbasa Arena! Tentohet të digjet një makinë (VIDEO)

Duhet të ishte i qetë dhe pa asnjë problem për shkak se mungojnë tifozët, por derbi Partizani-Tirana në Elbasan Arena nuk ka rezultuar kështu. Kjo pasi mbështetës të dy ekipeve janë përplasur para stadiumit duke shkaktuar trazira, të cilat janë qetësuar vetëm pas ndërhyrjes së policisë.

Jo rrallherë tifozët janë përplasur me njëri-tjetrin në derbi, por për shkak se nuk lejoheshin në stadium dhe se ndeshja ishte në Elbasan kjo nuk pritej.

Si pasojë e përplasjeve janë thyer xhamat e një lokali, ndërsa është tentuar të djeget një makinë në parkingun e stadiumit. Ndërkohë është tentuar të digjet edhe një makinë në parkingun e stadiumit.

Aktualisht situata është shqetësuar dhe tifozët janë shpërndarë nga policia.

1611249042_Sequence03.00010003.Still017.jpg


Lajmi kryesor:

Derbi Partizani-Tirana/ Përplasen tifozët në ‘Elbasan Arena', tentohet të digjet një makinë dhe thyhen xhamat e lokalit! Policia nis shoqërimet


Ne.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un