'Derbi nuk parashikohet', Dritan Mehmeti para Tiranës: Dinamo ka probleme me disa lojtarë

Superliga shqiptare do rikthehet me javën e 19-të. Këtë të premte duke nisur nga ora 17:00 në "Niko Dovana" të Durrësit luhet ndeshja Dinamo - Tirana. Derbi i kryeqytetit këtë herë nuk do zhvillohet në Tiranë, teksa për mediet foli trajneri i "Nëndetëses", Dritan Mehmeti.

Ai tha se sfida kundër Tiranës nuk mund të parashikohet dhe se të tijtë vijnë me probleme për shkak të gjendjes shëndetësore.

"Kjo minifazë ka pasur peripecitë e veta, kemi pasur ndonjë problem me gjendjen shëndetësore të disa lojtarëve. Presim përgjigjen për disa prej tyre, përveç Mijës, që është jashtë skuadre. Skuadra është mjaft e motivuar, ka shkuar mirë procesi stërvitor. Derbi është ndeshje specifike. Tani e njoh më mirë skuadrën nga ndeshja e fazës së dytë, por derbi është i paparashikueshëm. Çdo ndeshje ka vlerat e veta, sepse na e kushtëzon kampionati", tha fillimisht ai.

Mehmeti shtoi se Blutë futen në fushë vetëm për tri pikë.

"Shpresojmë të marrim më të mirën, jo vetëm në derbi. Dinamo luan vetëm për fitore gjithmonë dhe e rëndësishme është që të futemi me këtë mentalitet në fushë. Ta vlerësojmë sa duhet kundërshtarin dhe me besim të shkojmë te fitorja. Lojtarët duhet ta menaxhojnë sa më mirë në aspektin psikologjik këtë ndeshje. Jam munduar që skuadrës t’i injekjtoj mentalitetin fitues, e njoh mirë Dinamon", tregoi trajneri.

Sa i takon merkatos, Mehmeti tha se presidenca i ka plotësuar dëshirat, por dritarja e janarit nuk është e lehtë për transferime cilësore.

"Presidenti na i ka plotësuar dëshirat, është shumë i prekokupuar. Ka edhe vështirësi në këtë periudhë, sepse merkatoja nuk na jep shumë alternativa për të bërë goditjet që kërkojmë, sidomos në mesfushë. Rival nuk kemi vetëm Tiranën, por gjithë të tjerat. Presioni ndjehet në çdo ndeshje, por duhet ta kuptjmë të gjithë që, nëse nuk menaxhojmë presionin dhe nuk e kupton se çfarë klubi prezanton, atëherë është më mirë të mos marrësh pjesë të ky klub. Të gjithë duhet ta përfaqësojmë Dinamon ashtu siç e meriton. Duhet të dimë t’i përgjigjemi Tiranës, duke e vlerësuar siç e meriton", përfundoi Mehmeti.

Pas 18 javëve të luajtura këtë sezon, Dinamo me 22 pikë mban vendin e pestë, teksa Tirana me 26 pikë gjendet në pozitën e tretë.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?