Kryetari i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili është shprehur i zhgënjyer pas humbjes së Tiranës dje në ndeshjen e zhvilluar me ekipin e Partizanit, duke thënë se Bashkia e ka lënë pas dore skuadrën dhe se për këtë duhet që të reflektojë.
Petrit Vasili ka folur edhe për jetën e varfër të kryeqytetit, ku sipas tij, pa futbollin ajo paraqitet akoma më keq.
“Ashtu si bashkëtifozët e mi të Tiranës, ndihem i zhgënjyer. Futbolli i Tiranës është lënë pas dore nga bashkia. Kryeqyteti meriton një skuadër dinjitoze. Bashkia si aksionere është larg detyrimeve që ka. Duhet të ketë një reflektim urgjent nga ana e Bashkisë së Tiranës. Këshilltarët bashkiakë duhet të reagojnë për këtë situatë pasi jeta e kryeqytetit është e varfër pa futbollin. Duhet që të respektohet tradita dhjetëra vjeçare e Sport Klub Tiranës” ka thënë Vasili.
Edhe Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka qenë i të njëjtit mendim si Vasili, ku kritikon Bashkinë për mbështetjen e munguar ndaj Tiranës.
"Është e papranueshme që Bashkia e Tiranë si bashkëaksionere e Klubit Tirana të mos japë asnjë fond për Tiranën. Tirona është krenaria e kryeqytetit dhe meriton vemendjen e Bashkisë. Bashkohem me shqetësimin e Z .Vasili dhe do i kerkojmë këshilltarëve të PDIU në Këshillin Bashkiak të ngrenë këtë çështje." ka thënë Shpëtim Idrzi.
Dje u luajt ndeshja mes ekipit të Partizanit dhe Tiranës, ku Partizani kryesoi me 2 gola, ndonëse pas saj pati edhe konflikte mes tifozëve, për të cilat u desh ndërhyrja e forcave të policisë.
Për të ndjekur ndeshjen ishin të pranishëm në stadium rreth 10 mijë tifozë, ku më shumë dominuan ngjyrat e kuqe, pasi Partizani është organizator.
Humbja e Tiranës nuk është kapërdirë lehtë nga tifozët e Tiranës, të cilët i kanë kërkuar dorëheqjen, Presidentit Refik Halili.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com