Florin Bratu nuk është më trajner i Partizanit. Të kuqtë kanë shkarkuar rumunin pas humbjes 1-3 në derbi kundër Tiranës.

“FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Florin Bratu dhe pjesëtarët e stafit të tij teknik. Ky vendim vjen si pasojë e rezultateve zhgënjyese të regjistruara në këtë fillim sezoni, të cilat kanë cenuar ndjeshëm objektivat sportivë të klubit. Seanca e radhës stërvitore do të drejtohet nga Alfred Deliallisi, trajneri aktual i Partizanit B. FK Partizani i uron Florin Bratu dhe stafit te tij suksese në vazhdim të karrierës së tyre sportive,”-shkruhet në postimin e klubit.

Pas 6 javësh kampionat Partizani renditet në vendin e parafundit në Superligë, me vetëm 4 pikë, ndërsa pasuesi i Bratu-s pritet të jetë gjithashtu i huaj. Klubi po punon në disa pista, ndërsa gjasat janë që të jetë një trajner nga Kroacia.