Urrejtja mes dy tifozerive të Partizanit dhe Tiranës është injektuar edhe tek të rinjtë, të cilët nuk kanë nguruar që ta shfaqin edhe në finalen e moshave për U-19 të zhvilluar në stadiumin ‘Qemal Stafa’ ku të kuqtë arritën që të fitonin duke ngritur trofeun e Kupës së Shqipërisë për këtë edicion.
Të rinjtë e të kuqve triumfuan 2-1 në finalen e të rinjve përballë Tiranës. Starti i ndeshjes u shoqërua me tension, që përshkallëzoi me përplasje ndërmjet dy tifozerive duke bërë që të fillonte me 20 minuta vonesë, ndërsa për policinë ishte e papritur, pasi nuk ishte parashikuar një interes i tillë në stadium për ndeshjen e të rinjve, pasi kishte më shumë tifozë se një ndeshje e Superiores.
Ultrasit u përplasën në fillim të sfidës, madje duke hedhur edhe sende të forta në fushë, por pas ndërhyrjes së bluve gjithçka u qetësua duke mos ndikuar aspak në ecurinë e sfidës.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com