Derbi Shqipërisë nis me polemika/ Ego i përgjigjet Liçit, Jonuz: Shpresoj që kundër Tiranës të jetë një arbitër i mirë

Java e 21 e Superligës do të hapet të premten me derbin e Shqipërisë Vllaznia-Tirana, që do të luhet në ‘Loro Boriçi’ në orën 18:00. Një takim nga i cili pritet shumë, duke filluar nga tifozët të cilët pritet të jenë të zjarrtë në shkalët e stadiumit. Dy ndeshjet e para të këtij sezoni kanë folur në favor të Tiranës, me bardheblutë që ndeshjen e parë e fituan 0-2 në Shkodër, por që prodhoi shumë polemika për arbitrat. Ndërkohë takimi i dytë në kryeqytet është mbyllur në barazim.

Gjithsesi Tirana në këtë sfidë vjen me një moral tepër të lartë, pasi kanë shtatë fitore radhazi. Në prag të sfidës, trajneri Egbo fillimisht u shpreh se në diskutim për shkak dëmtimi janë Hasani dhe Osmani, ndërsa më pas komentoi edhe deklaratat e Suad Liçit, administratorit te Vllaznisë:

“Nuk merrem me ekipet e të tjerëve. Edhe kur ne na kanë bërë gabim arbitrat, nuk jemi ankuar sepse arbitrat janë njerëz, gabojnë, vetëm Zoti nuk gabon. Nuk e di na kanë shtruar rrugën apo jo, Tirana nuk merret me ekipet e tjera. Nuk besoj se na ndihmojnë arbitrat. Nuk e di në çfarë konteksti e ka thënë Suad Lici.”

Në kampin kundështar janë më optimist, pasi trajneri i shkodranëve Mirsad Jonuz ka deklaruar:

“Tirana nuk më frikson, kam skuadër kompakte dhe lojtarë të mirë. Ata kanë 7 fitore radhazi, por nesër lojtarët e mi do t’i thonë “stop.” Shpresoj se nesër do të kemi dhe një arbitër të mirë. Pres që në stadium të kemi sa më shumë tifozë. Kam një mesazh për tifozët: Mbeshteteni Vllazninë, por mos hidhni shishe në fushë, sepse nuk është gjë e mirë për klubin, skuadrën dhe lojtarët.”

Tirana aktualisht renditet në vendin e dytë me 37 pikë, 1 më pak se Kukësi kryesues, ndërsa Vllaznia pozicionohet e shtata me 28 pikë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • WTF: 06/02/2020 14:30

    Derbi jane ndeshjet midis ekipeve te nje qyteti more hajvan. Ndeshjet e tjera jane thjesht ndeshje kampjonati. Sipas teje i bie te gjitha ndeshjet jane derbi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nedim Bajrami objektivi i klubit surprizë të Serie A, drejtori e ndjek në stadium

Nedim Bajrami objektivi i klubit surprizë të Serie A, drejtori e ndjek në stadium