Derbi i së dielës mes Partizanit dhe Tiranës po konsiderohet si ndeshja më e rëndësishme e Superligës për këtë sezon, pasi dy skuadrat kërkojnë të marrin pikë me patjetër për objektivat që kanë. Partizani në rast fitoreje shpallet automatiskiht kampion pas 26 vitesh, ndërsa 3 pikët për Tiranën do të thonin shumë për mbijetesën, por edhe për historinë negative që kanë në derbi vitet e fundit.
Por në këtë përballje skuadrat e kryeqytetit vijnë ndryshe jo vetëm në objektivat që kanë, por edhe në marrëdhëniet me tifozët. Për shkak se Tirana është skuadra mike në këtë sfidë dhe tribuna D2 e “Selman Stërmasit” është mbyllur për arsye sigurie, mbështetësit më të zjarrtë të skuadrës, “Tirona Fanatics” kanë vendosur të mos jenë prezent në derbi. Në rrjetet sociale ata kanë njoftuar për bojkotin:
“Fanatics nuk do të jenë prezent në ndeshjen e rradhës, të dielën kundër morrave. Besojmë se nevojë për sqarime nuk ka, edhe njeherë tjetër refik halili dhe qeraxhinjtë e tij mund ti zgjidhin vet ndarjet e “Dhomave” te “Shtepisë Me Qera”, intelekti i tifozëve bardhë e blu qendron shumë lart tyre. Forca Tirona!”
Në kampin kundërshtar, te Partizani, situata paraqitet krejt e kundërta. Që të enjeten klubi ka njoftuar se janë shitur më shumë se gjysma e biletave dhe se te tribunat B1, B2 dhe E biletat kanë mbaruar. Masiviteti i tifozave të kuq për këtë ndeshje vihet re edhe në rrjetet sociale, aty ku kanë nisur organizmet prej ditësh. Gjithashtu në këtë sfidë qe me shumë mundësi pritet të lë shenjë në historinë e Partizanit priten tifozë edhe nga jashtë kufinjve, si Maqedonia dhe Kosova.
Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
33.4%
-
Jo
61.6%
-
Deri diku
5%
Vota total: 476
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
LIVE - 112 vite Pavarësi/ Parada e shqiptarëve në Tiranë! Veliaj pret kryetarët e bashkive shqiptare: Le të punojmë për të çuar përpara progresin
28 Nëntor, 12:10
-
Vrasja e Klaudio Prendit, dosja i kalon SPAK-ut, autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal
28 Nëntor, 11:50
-
Tiranë/ Operacion i Antidrogës, bien në pranga 2 persona! Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike
28 Nëntor, 11:47
-
Shqipëria 112 vite e pavarur, Blinken: Marrëdhëniet tona të ngushta bazuar mbi vlerat demokratike që ndajmë! BE: Krah jush në çdo hap! Ambasada e SHBA: Festojmë me krenari me ju
28 Nëntor, 09:26
-
112 vjetori i Pavarësisë/ Albin Kurti në Vlorë krah krerëve të shtetit shqiptar në ceremoninë e ngritjes së Flamurit! Presidenti Begaj: Të çojmë para arritjet
28 Nëntor, 07:51
-
Tirana mikpret sot Paradën e Shqiptarëve, rrugët ku do të ketë ndalim qarkullimi e ku devijim i mjeteve
28 Nëntor, 07:10
-
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur
27 Nëntor, 20:30
-
112-vjetori i Pavarësisë, Tirana vishet kuqezi! Nesër në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat (FOTO + VIDEO)
27 Nëntor, 20:09
-
FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe
27 Nëntor, 18:40
-
‘Drejtësi për Martinin!’ Marshim protestë për sigurinë, por pa bojkot në shkolla
27 Nëntor, 18:22
-
Mbledhja e Qeverisë, Vasilika Vjero largohet nga posti i zv/ministres së Financave pas katër vitesh
27 Nëntor, 18:05
-
Çlirimi i Shqipërisë, nxënës e veteranë mbjellin 80 pemë në varrezat e Dëshmorëve! Veliaj: Të qartë në vokacionin tonë Europian
27 Nëntor, 15:59
Vari le^^e u bete edhe ju, si puna e Bashes qe s'hyn ne zgjedhje se e di humbjen. Nuk fitoni dot ndeshjen dhe per mos t'u turperuar ne stadium nuk shkoni fare ta shihni. Boll lat nam te gjeni justifikime jo Refiku e jo qiraxhinjte, se per ate pune ai stadium qe u be i juaji ka qene i Dinamos me pare.
Përgjigju